BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 5 tetor 2022

Data e publikimit: 05.10.2022

 

Në mbledhjen e datës 5 tetor 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 2.25%; norma e interesit të depozitës njëditore të rritet në nivelin 1.25% si dhe norma e interesit të kredisë njëditore të rritet në nivelin 3.25%.

Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi:

  • shtyrjen në kohë të mbylljes së aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bonot e thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë

 DSC4092 498

Sipas këtij vendimi, Banka e Shqipërisë do të shtyjë në kohë mbylljen e sporteleve të saj që ofrojnë shërbimin e ndërmjetësimit të investimit të individëve në bonot e thesarit të qeverisë shqiptare. Paraprakisht, Banka e Shqipërisë kishte planifikuar që këto sportele të mbylleshin përfundimisht në datën 31 dhjetor 2022. Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në tregjet financiare në kushtet e rritjes së normës bazë të interesit, Banka e Shqipërisë vlerëson se mbajtja e hapur e këtij kanali do të ndikojë jo vetëm në një transmetim më të shpejtë të politikës monetare në ekonomi, por dhe do të lehtësojë vendimmarrjen e individëve në kushtet e reja monetare që po kalon vendi.

 DSC4126 498

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.