BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Workshop-i XII i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore

Data e publikimit: 23.10.2018

 

Në datat 6-7 dhjetor 2018, Banka e Shqipërisë organizon workshop-in e 12-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore. Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative mbi çështje të lidhura me bankingun qendror dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë,  bankave qendrore simotra, akademisë dhe institucioneve të tjera kërkimore.

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të bankave qendrore evropiane perëndimore, rajonit e më gjerë, akademikë nga universitete dhe kërkues nga institucione financiare vendase e të huaja, si dhe ekspertë të Bankës së Shqipërisë.