BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Workshop-i XIV i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, 10-11 dhjetor 2020

Data e publikimit: 04.12.2020

 

Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it XIV të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili do të zhvillohet online në datat 10 dhe 11 dhjetor 2020.

Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja, mbi çështje të lidhura me bankën qendrore.