BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Workshop-it XII të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore

Data e publikimit: 23.10.2018

 

Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it XII të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili do të zhvillohet në datat 6 dhe 7 dhjetor 2018, në Tiranë.

Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja, mbi çështje të lidhura me bankën qendrore.

 

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu