BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Z. Ardian Fullani, Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 29.10.2004

 

Në bazë të nenit 161 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 44, pika 2 të ligjit nr. 8269 "Për Bankën e Shqipërisë" (të amenduar) të datës 23.12.1997, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me Vendimin nr.152 të datës 28.10.2004, zgjodhi Z. Ardian Fullani në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.