BANKA E SHQIPËRISË

Z.Shkëlqim Cani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë jep intervistë për televizionin Top Channel, 24 gusht 2004

Data e publikimit: 24.08.2004

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Shkëlqim Cani, dha sot për televizionin Top Channel një intervistë mbi efektet e rritjes së çmimit të naftës në ritmin e rritjes ekonomike dhe në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Për informacion më të hollësishëm më poshtë mund të lexoni materialin mbështetës të tij.

* * *

MATERIALET MBËSHTETËSE

Çmimi i naftes ne tregun nderkombetar:
Gusht 03 Janar 04 Gusht 04 Rritja jan-gusht (%) gusht '03-gusht '04
32 usd/fuci 33 usd/fuci 48 45 % 50 %
Çmimi mes i naftes me pakice ne tregun vendas:
68 leke/l 70 leke/l 88 25.7 % 29.4 %
Çmimi i naftes me shumice(ARMO)
54.7 leke/l 59.4 lek/l 78 lek/l 13.1 % 14.3 %
Kursi i kembimit USD/lek
121 106 101.5 4.4 % 20 %

  • ARSYET
    Rritja e kerkeses/konsumit te naftes ne ekonomine boterore sidomos nga Kina, India, SHBA etj., dhe mosperballimi i kesaj kerkese nga oferta e tkurrur si pasoje e pasigurive ne kapacitetet prodhuese e furnizuese pas probemeve financiare te kompanise ruse Jugo, ngjarjeve ne Irak, dhe shkaterimit te impianteve te naftes Venezuele, vendet arabe etj., kane bere qe çmimi I naftes ne tregun nderkombetar te rritet 50 per qind nga janari ne gusht te ketij viti.
    Reagimet ne tregjet nderkombetare kane te bejne me shfrytezimin e kapaciteteve te lira dhe rregullimin e raporteve te prishura kerkese-oferte, por ne diskutim dhe te hapura mbeten te gjitha opsionet si per shembull lidhur me normat e interesit qe vendosin bankat qendrore.

    NDIKIMET & EFEKTET
    Rritja e çmimit te naftes ne tregun nderkombetar eshte trasmetuar edhe ne tregun vendas por deri diku e zbutur nga mbiçmimi i lekut ndaj dollarit amerikan me rreth 20 per qind nga gushti vitit te kaluar dhe 4.4 per qind qe nga fillimi i vitit. Nafta mund te ndikoje ne dy drejtime te kunderta; ne rritjen e inflacionit dhe ne ngadalesimin e rritjes ekonomike. Si pasoje nuk eshte e lehte per Bankat qendrore te marrin vendime ne lidhje me politiken e tyre monetare. Duke pare zhvillimet e fundit monetare, Banka e Shqiperise gjykon se me shume vemendje i duhet kushtuar "shock"-ut te mundshem ne rritjen ekonomike sesa efekteve te pritshme ne Indeksin e Çmimeve te Konsumit.

    Efektet jane :
    *ne menyre te drejteperdrejte(si psh ne sektorin e transportit) dhe sektore qe kane si input naften ne procesin e prodhimit si industri, bujqesi, etj ;
    *ne menyre jo te drejteperdrejte por me efekte ne rritjen e kostos/çmimeve te produkteve te lidhura me naften si sherbimet, ngrohja, mallrat e importit etj., qe ne fund te fundit sjellin kosto shtese ne buxhetin familjar.

    PRITSHMERITE
    Vende ne zhvillim si Shqiperia e kane te ndervarur zhvillimin e tyre ekonomik me se shumti nga burimet energjitike dhe ecuria pozitive ne furnizimin me energji elektrike do te zbuse deri diku efektet negative te rritjes se çmimit te naftes. Megjithese zhvillimet nderkombetare nuk jane shume pozitive, ende vleresohet se rritja e çmimit te naftes do te vazhdoje ne periudha afatmesme pasi tashme eshte tejkaluar pritshmeria se do te ishte nje shock afatshkurter dhe pritshmerite mbeten ende te turbullta. Gjithesesi, per periudha afatgjata tregu pritet te kthehet ne nivelet e çmimit te mesatares historike te deshiruara(40-44 usd/fuçi)

    REAGIMET
    Çmimi i naftes mendohet se kryesisht vendoset nga tregu dhe duhet respekuar sa kohe qe realisht eshte kerkesa dhe oferta qe percaktojne nivelin e çmimit. Implikimet dhe reagimet kryesore te mundshme gjykoj se jane:
    strategjia e shoqerise shteterore te naftes ARMO per te neutralizuar deri diku rritjen e çmimit, por pa cenuar statusin e saj si shoqeri tregtare qe vepron me llogjiken e maksimizimit te fitimit;
  • politikat e mundshme fiskale qe kane te bejne per shembull me menyren e vendosjes/zbatimit te akcizes ne paketen e ardhshme fiskale por kjo eshte nje çeshtje per te cilen nuk jam ekspert dhe per te cilen vendos Ministria e Financave etj,. Por, njekohesisht duhet pare nese ka hapesira per ulje/kursim te konsumit te naftes nga entet publike.
  • politika monetare. Banka qendrore në politikën e saj monetare zbutëse gjatë 3 muajve të fundit, ka tentuar të zbusë deri diku edhe efektet negative në ekonomi që pritet të vijnë nga rritja e çmimit të naftës. Ne raportin e politikes monetare, shprehimisht thuhet se "rritja e përkohshme e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar pritet të ketë ndikim të moderuar dhe në tregun e brendshëm në rritjen e çmimeve, si në mënyrë të drejtpërdrejtë duke ndikuar në grupin e transportit ashtu dhe nëpërmjet hallkave zinxhir të prodhimit si dhe në sektorin e shërbimit. Neutralizimi/normalizimi i efekteve mbi çmimet në këto raste është mirë të behet më gradualisht në një periudhë afatmesme".
    Banka e Shqipërisë po ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në tregjet botërore dhe tregun vendas dhe parashikimet për treguesin e inflacionit në muajt e ardhshëm dhe në fund të vitit, duke mbajtur të mundshme të gjitha qëndrimet e politikës monetare. Por, në të gjitha rastet qëndrimi i politikës monetare do të jetë në funksion të mbajtjes së objektivit të inflacionit në bandën 2-4 për qind.
  • konkurenca/Banka e Shqiperise mbeshtet perpjekjet dhe deklaratat e Autoritetit te Konkurences se duhen ripare me kujdes potencialisht monopole te vjetra ose krijimi I te rejave te cdo forme, qe ne kohe te turbullta kane terrenin e tyre per spekullim. Strukturat perkatese shteterore duhet te ndjekin zhvillimet ne tregun e naftes ne te gjitha hallkat per te shmangur spekulimet e mundshme me çmimet dhe cilesine.
  • perkeqesim i lehte i bilancit te pagesave pasi mendohet se do te dale me shume valute per importin e sasive te peraferta te naftes dhe produkteve te tjera kryesisht nga zona e euros qe gjithashtu kane njohur rritje çmimesh.

A do ndikoje çmimi i naftes ne rritjen ekonomike?

SHBA
1. Ne situaten aktuale, rritja e kerkeses ne ekonomine boterore ka ndikuar ne rritjen e çmimit te naftes. Konsumi i naftes per 5 ekonomite me te medha boterore(perjashtuar Gjermanine) eshte rritur ne menyre galopante.
2. Çmimi real i naftes ishte me i larte ne vitin 1979 sesa sot.
3. Nafta eshte me pak e rendesishme per ekonomine amerikane sesa ishte ne te kaluaren. Te dhenat tregojne se konsumi i naftes per njesi te PBB-se reale ka rene me rreth 50 % ne ekonomine amerikane dhe japoneze qe nga viti 1970.
4. Rregullimet e politikes monetare ne varesi te çmimit te naftes jane perdorur qe ne vitet '70.
5. Tensionet politike ne Lindjen e Mesme mund te gjenerojne rritje artificiale te rezervave duke çuar ne rritje çmimin e naftes.

EVROPE
Rritja ekonomike e Evropes nuk rrezikohet nga rritja e çmimit te naftes. Por nese çmimi i naftes qendron per nje periudhe te gjate ne nivelet e 50 usd/fuçi kjo mund te ndikoje me 1 per qind ne rritjen ekonomike. Rritja e çmimit te naftes ka sjelle edhe efektet e para ne koston e transportit ajtor (psh France) dhe ne disa produkte konsumi (psh Gjermani) por rritja e mundshme e inflacionit eshte zbutur nga mbiçmimi me rreth 20 % i euros kundrejt dollarit amerikan (e ngjashme me rastin e Shqiperise).