BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi, në samitin e vendeve të rajonit me temë “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kohë të pasigurta të krizës së zgjatur gjeopolitike dhe ekonomike”, Becic, Mal i Zi

Data e publikimit: 30.05.2023

 

Në datat 29-30 maj 2023, Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi, ndoqi punimet e samitit vjetor të vendeve të rajonit, të mbajtur në Becic, Mal i Zi, ku merrnin pjesë përfaqësues të lartë të bankave qendrore të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Serbisë, si dhe ministra të financave dhe drejtorë të tatimeve nga vendet e rajonit.

-045 498

Samiti i këtij viti, me temë "Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kohë të pasigurta të krizës së zgjatur gjeopolitike dhe ekonomike", trajtoi zhvillimet më të fundit në ekonomitë e rajonit. Ai ishte i organizuar në tre panele kryesore, me temat: ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe sistemit bankar në kohë pasigurie; financat e shëndetshme publike – si kusht për rritjen ekonomike dhe ndërtimin e një ekonomie moderne të tregut në kushtet e zgjerimit të pasigurisë gjeopolitike; reforma dhe modernizimi i autoritetit tatimor – qëllimi, arritja dhe limitet e saj.

7963 498

Paneli i guvernatorëve në të cilin Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi, ishte e ftuar të mbante një fjalë për të pranishmit, diskutoi rreth temës “Ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe sistemit bankar në kohë pasigurie”.

Në krye të fjalës së saj, zj. Minxhozi vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, si një mundësi për të ndarë pikëpamjet e përvojat, si dhe për të shkëmbyer mendime mbi zgjidhjen e problematikave të momentit ndërmjet bankave qendrore të vendeve të rajonit. Në vijim, ajo prezantoi një nga çështjet më sfiduese me të cilën, Banka e Shqipërisë po përballet aktualisht, rritja e çmimeve.

102326 498

Zëvendësguvernatorja Minxhozi u shpreh se regjimi i shënjestrimit të inflacionit dhe regjimi i kursit të lirë të këmbimit, të cilët zbatohen në Shqipëri, kanë funksionuar më së miri dhe kanë ndihmuar vendin në procesin e konvergjencës, duke mundësuar rritje ekonomike, stabilitet ekonomik e financiar, dhe rritje e zgjerim të sektorit financiar. Ajo shtoi se si çdo shtet edhe Shqipëria është prekur nga inflacioni, si nga ai i brendshëm edhe nga ai i importuari. Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria ka pasur një inflacion më të ulët, kjo pasi falë prodhimit të energjisë nga burimet hidrike të brendshme, vendi ynë nuk ka importuar shumë energji dhe çmimi i saj nuk e ka ndikuar rritjen e përgjithshme të çmimeve.  

Zj. Minxhozi theksoi se Banka e Shqipërisë ka garantuar stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, duke rritur normën bazë të interesit në përputhje me objektivin e saj kryesor për të luftuar inflacionin. Pavarësisht situatave sfiduese, politikat ekonomike të ndjekura nga Banka kanë ndihmuar në ruajtjen e një niveli relativisht të ulët inflacioni krahasuar me vendet e rajonit.

7945 498

Në vijim të fjalës së saj ajo shtoi gjithashtu se koordinimi i politikës monetare me politikën fiskale në Shqipëri mbetet i një rëndësie të veçantë. Konsolidimi fiskal dhe konvergjenca me politikën monetare për vendet e rajonit janë faktorë ndihmues në politikën monetare dhe zhvillimin makroekonomik të vendeve.