BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË E BANKËS SË SHQIPËRISË
Mbi stabilitetin e sistemit financiar në Shqipëri për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2004

Data e publikimit: 28.01.2005

 

Banka e Shqipërisë konstaton se në pjesën e dytë të vitit 2004, u evidentuan zhvillime pozitive në sistemin bankar, të cilat lidhen kryesisht me forcimin e kushteve të konkurrencës në vend. Qëndrueshmëria në zgjerimin e numrit të degëve të bankave, është shoqëruar nga një lëvizje më e shpejtë në drejtim të prezantimit të instrumenteve bashkëkohore të pagesave, veçanërisht të veprimtarisë me kartat e debitit dhe të kreditit. Vendosja në funksionim e mbi 76 makinave automatike për tërheqjen e cash-it, është pasuar gjithashtu nga përpjekjet për të instaluar terminale të shitjeve me karta debiti dhe krediti, fillimisht pranë institucioneve të rëndësishme sociale.

Ndër treguesit kryesorë financiarë të sistemit bankar për periudhën e kaluar, përmendim:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Treguesi

 

Qershor '04

 

Nëntor '04

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mjaftueshmëria e kapitalit

 

 

26.97%

 

25.12%

(1)

 

Kapitali aksioner (milionë lekë)

 

 

 

23,291.71

 

26,471.70

 

 

Rezultati neto (milionë lekë)

 

 

 

2,550.61

 

4,950.70

 

 

Kredia e re (milionë lekë)

 

 

 

56,400.00

 

88,800,00

 

 

Kredia me probleme neto / kredia neto

 

1.02%

 

1.28%

 

 

Kredia me probleme, bruto / totali i bilancit

 

0.61%

 

0.64%

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


(1) - Në fundin e muajit shtator 2004

Banka e Shqipërisë i vlerëson si të rëndësishme dhe aktuale, çështjet e ngritura në të njëjtin dokument, të publikuar në muajin gusht 2004, për zhvillimet në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Nisur nga rëndësia që ne i japim, e shohim të nevojshme të theksojmë keto elemente të tij, dhe konkretisht:

  • Forcimi i sistemeve të kontrollit. Bankat duhet të forcojnë në vazhdimësi sistemet e tyre të identifikimit dhe të administrimit të rrezikut, në një kohë kur konkurrenca në treg është në rritje. Theksi duhet vendosur në përshtatjen e praktikave të nevojshme për monitorimin e veprimtarive kryesore dhe delikate të bankave, që lidhen kryesisht me sistemet e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, me veprimtarinë e këmbimit valutor dhe të investimit të fondeve etj.. Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar veprimtarisë së kreditimit, ku ka nevojë për përmirësimin dhe për plotësimin e procedurave, për identifikimin dhe për zhvillimin e mënyrave që lejojnë shkëmbimin e informacionit midis bankave mbi huamarrësit dhe cilësinë e tyre etj.
  • Përgjegjësia e strukturave drejtuese. Strukturat drejtuese të bankës, duke përfshirë këshillin drejtues, komitetin e kontrollit dhe drejtuesit ekzekutivë, kanë përgjegjësinë kryesore për të krijuar kushtet dhe për të zbatuar kërkesat e mësipërme.
  • Roli i publikut. Është e rëndësishme që në këtë proces, klientët dhe publiku në përgjithësi, të njohin dhe të luajnë rolin që iu takon. Klientët dhe publiku kanë të drejtë të kërkojnë transparencë veprimi në praktikat bankare, trajtim të barabartë sipas kategorive të klientëve, si edhe të ushtrojnë monitorim të vazhdueshëm për të drejtat dhe detyrimet e tyre financiare me bankën. Nëpërmjet ushtrimit të të drejtave të tyre, klientët dhe publiku në përgjithësi ushtron një rol kontrollues mbi veprimtarinë bankare dhe kontribuon në kryerjen e saj sipas praktikave më të mira.
  • Pakësimi i cash-it në ekonomi. Sistemi bankar mund të luajë një rol edhe më aktiv në qëllimin e përbashkët për reduktimin e transaksioneve në cash dhe reduktimin e ekonomisë informale. Zgjerimi i aktivitetit bankar dhe afrimi i tij i mëtejshëm pranë publikut si edhe prezantimi i produkteve të reja që nxisin format e reja të pagesës dhe ofrojnë komoditetin e dëshiruar, janë zhvillime të cilat mbështeten fuqishëm nga Banka e Shqipërisë për t'u vijuar edhe në të ardhmen. Ne besojmë se ky proces do të ishte më i suksesshëm nëse do të kishte një angazhim edhe më të madh, të të gjitha institucioneve përkatëse të shtetit.

Në vazhdim, Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen e bankave, të institucioneve të tjera të vendit dhe të publikut, për çështjet që vijojnë:

  • Zbatimi i standardeve. Standardet ndërkombëtare në fushën e kuadrit rregullativ dhe të ndjekjes së veprimtarisë bankare, kanë njohur zhvillime të reja. Këto zhvillime, lidhen me publikimin përfundimtar të dokumentit të Akordit të Ri të Bazelit (i njohur ndryshe, si Basel II) dhe me zhvillimet në drejtim të standardeve të mbajtjes së kontabilitetit dhe të raportimit të pasqyrave financiare (të njohura ndryshe si IAS/IFRS). Detyrimet që rrjedhin nga kërkesat e kuadrit ligjor vendas, nga llojshmëria dhe origjina e institucioneve bankare që operojnë në vend, si edhe nga nevoja që veprimtaria e tyre të orientohet gjithnjë e më tepër sipas standardeve më të mira ndërkombëtare, e bëjnë të pashmangshëm ndikimin e këtyre ndryshimeve në veprimtarinë e sistemit bankar dhe financiar në vendin tonë, si edhe në marrëdhëniet e tij me të tretët.
  • Harmonizimi i veprimeve. Bankat dhe institucionet e tjera financiare, të cilat kanë rol në zbatimin në praktikë të standardeve të përmendura më sipër, duhet të kenë një strategji të qartë për mënyrën se si do të realizojnë këtë rol dhe objektivat e tyre. Banka e Shqipërisë mendon se është i nevojshëm të institucionalizohet një proces i përbashkët diskutimi, ku të diskutojmë problemet që do të dalin në fazën përgatitore, në mënyrë që problemet, jo vetëm të kuptohen, por edhe zgjidhja e tyre të jetë i harmonizuar dhe i qëndrueshëm në kohë.

Së fundi, Banka e Shqipërisë pret që gjatë vitit 2005, sistemi bankar dhe ai financiar të konsolidojnë arritjet e deritanishme nëpërmjet vazhdimit të një veprimtarie të qëndrueshme, duke dhënë një kontribut më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë në vend.