Raportet e stabilitetit financiar

Raporti i Stabilitetit Financiar analizon zhvillimet me rëndësi të sistemit financiar dhe evidenton faktorët që përfaqësojnë rrezik sistemik. Ky raport identifikon dhe vlerëson rreziqet me të cilat përballet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t'i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat korrigjuese të nevojshme.

Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze, me një periodicitet gjashtëmujor.

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, veprimtaria e sektorit bankar u paraqit e qëndrueshme, me tregues të mirë të performancës dhe të rezistencës financiare. Rënia e vlerës së aktiveve në valutë të sektorit bankar për shkak të mbiçmimit të ndjeshëm të kursit të këmbimit të lekut, ndikoi në tkurrjen e lehtë të vlerës së totalit të aktiveve të sektorit për periudhën. Zhvillimet ekonomike dhe ecuria e tregjeve financiare mbështetën në tërësi veprimtarinë e sistemit financiar. Gjatë periudhës, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të veprimtarisë nuk pati ndryshime të ndjeshme. Aftësia e sektorit bankar për të përballuar këto rreziqe, në kushtet e niveleve të larta të likuiditetit, kapitalizimit dhe përfitueshmërisë, vlerësohet e fortë.
Përmbajtja:

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017

Ky është numri i 19-të i Raportit të Stabilitetit Financiar, një dokument i Bankës së Shqipërisë që publikohet dy herë në vit. Qëllimi i raportit është identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t’i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat përkatëse për korrigjimet e nevojshme. Në hyrje të dokumentit është vendosur Deklarata e Stabilitetit Financiar, e cila, sipas kërkesës së ligjit, duhet të publikohet çdo gjashtë muaj.
Përmbajtja:

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu