Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2013

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 16.05.2014
Data e shtypjes: 16.05.2014
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2013, gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshme. Me gjithë rritjen më të ulët ekonomike, zhvillimet në kuadrin makroekonomik kanë mbështetur ecurinë e sistemit financiar. Kuadri makroekonomik është karakterizuar nga një luhatshmëri e ulët në kursin e këmbimit dhe presione të dobëta inflacioniste me gjithë lehtësimin e politikës monetare. Ndërkohë, kostoja e huamarrjes së qeverisë ka rënë në mënyrë të ndjeshme pavarësisht nga rritja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik.