Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010

Authori: Departamenti i Stabilitetit Financiar
Data e prodhimit: 27.10.2010
Data e shtypjes: 27.10.2010
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Ky është numri i katërt i Raportit të Stabilitetit Financiar, një dokument i Bankës së Shqipërisë që publikohet dy herë në vit, duke filluar nga viti 2010. Qëllimi i raportit është identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t’i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat përkatëse për korrigjimet e nevojshme. Në hyrje të dokumentit është vendosur Deklarata e Stabilitetit Financiar, publikimi i së cilës çdo gjashtë muaj është një kërkesë ligjore. Për hartimin e raportit, janë shfrytëzuar të dhëna që disponohen në Bankën e Shqipërisë, është shkëmbyer informacion me autoritete të tjera që mbikëqyrin veprimtarinë e tregut financiar, si edhe janë shfrytëzuar informacione dhe analiza të institucioneve të vendit dhe të atyre financiare ndërkombëtare, publike dhe private. Të dhënat dhe analiza përfshijnë kryesisht zhvillimet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010. Nëse nuk përcaktohet ndryshe në raport, pritjet për zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare shtrihen përgjithësisht deri në fund të vitit.
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu