Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 22.10.2015
Data e shtypjes: 22.10.2015
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015, aktiviteti ekonomik në vend u zgjerua, mbështetur nga përmirësimi i investimeve private (me kontribut të rëndësishëm nga investimet e huaja direkte) dhe përmirësimi i bilancit tregtar. Politika monetare lehtësuese dhe politika fiskale konsoliduese, u kombinuan për të mbështetur qëndrueshmërinë e kuadrit makroekonomik. Luhatshmëria në kursin e këmbimit të lekut dhe normat e interesit, ishin të ulëta. Tregu i emetimit të titujve të borxhit të qeverisë dhe tregu ndërbankar funksionuan normalisht, në kushtet e përshtatshme të likuiditetit. Tregjet ndërkombëtare funksionuan në një mjedis me norma të ulëta interesi, në përpjekje për të forcuar prirjen rritëse të ekonomisë botërore. Gjendja financiare e sektorit bankar vlerësohet e mirë dhe e qëndrueshme. Treguesit e kapitalizimit dhe të likuiditetit të veprimtarisë janë në nivele të mira dhe sektori bankar gjeneron fitim. Për këto arsye, vlerësohet se kapacitetet absorbuese të tij ndaj goditjeve të ndryshme janë forcuar gjatë periudhës. Kjo gjë konfirmohet edhe nga ushtrimi i provës së rezistencës, sipas skenarëve makroekonomike dhe rreziqeve të ndryshme për situatën e likuiditetit.