Normat e interesit të titujve shtetërorë

Titujt shtetërorë apo letrat me vlerë të qeverisë, janë instrumente borxhi të emetuara dhe garantuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Titujt shtetërorë emetohen në formën e bonove të thesarit dhe obligacioneve, në monedhë kombëtare dhe të huaj.

  • Bonot e thesarit janë instrumente financiare afatshkurtër me maturim 3, 6 dhe 12 mujor. Interesi i përfituar nga ky instrument llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës nominale dhe çmimit të blerjes së kuponit.
  • Obligacionet e thesarit janë instrumente financiare afatmesëm dhe afatgjatë me maturitet 2, 3, 5, 7 dhe 10 vjeçare. Përgjithësisht, obligacionet emetohen me kupon fiks, pra një normë fikse interesi gjatë gjithë kohëzgjatjes së obligacionit. Por obligacionet, mund të emetohen edhe me kupon variable

Kontakto

    Departamenti i Statistikave Financiare;
    Banka e Shqipërisë,
    Sheshi Skënderbej Nr. 1,
    Tiranë, Shqipëri

    E-mail: [email protected]