BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë dhe atë valutor gjatë tremujorit të dytë 2007

Data e publikimit: 18.10.2007

 

Në tremujorin e dytë të vitit 2007, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione për injektimin dhe tërheqjen e likuiditetit, në funksion të situatës së likuiditetit në treg.

Për të injektuar likuiditet Banka e Shqipërisë ka përdorur në një rast marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim tremujor, në shumën 2 miliardë lekë; dhe për gjashtë javë të njëpasnjëshme (gjatë periudhës prill-maj) është synuar të realizohet injektimi i likuiditetit nëpërmjet marrëveshjes së anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor. Mesatarisht, u injektuan 0.5 miliardë lekë në javë.