BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë dhe atë valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2004

Data e publikimit: 15.10.2004

 
Situata e likuiditetit në tremujorin e dytë të vitit 2004 u karakterizua nga tepricë likuiditeti. Për manaxhimin e likuiditetit, Banka e Shqiperisë ndërhyri kryesisht me instrumentin kryesor të tregut në vlerë mesatare prej 3.4 miliardë lekë. Me qëllim drejtimin e nivelit të interesave të tregut ndërbankar dhe të yield-ve në nivelin e përcaktuar nga politika monetare, Banka e Shqipërisë kufizoi shumën e tërhequr në dy ankandet e fundit te marrëveshjeve të riblerjes me maturim njëjavor të këtij tremujorit.