BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë dhe atë valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2005

Data e publikimit: 06.10.2005

 
Situata e likuiditetit në tremujorin e dytë të vitit 2005 u karakterizua nga tepricë likuiditeti në nivel mesatar më të ulët se tremujorin e parë të vitit. Për administrimin e likuiditetit, Banka e Shqiperisë ndërhyri me instrumentin kryesor të tregut (marrëveshje riblerjeje me maturim 1 javor me çmim fiks) në vlerë mesatare javore prej 5.61 miliardë lekësh në krahasim me 6.97 miliardë lekë gjatë tremujorit të parë të vitit.