BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë dhe atë valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2005

Data e publikimit: 19.04.2006

 
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2005, sistemi bankar, ndryshe nga tremujori paraardhës, u karakterizua nga tepricë likuiditeti. Injektimi në mënyrë të përhershme i likuiditetit në sistemin bankar nga Banka e Shqipërisë në fund të tremujorit paraardhës si dhe rritja e investimit të individëve në instrumentet në monedhën vendase (kryesisht në bono thesari) nxitur nga rritja e diferencës së normave të interesit, ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e likuiditetit të sistemit bankar. Faktor tjetër që kontribuoi në rritjen e likuiditetit të sistemit ishte edhe ndërhyrja në tregun valutor e realizuar nga Banka e Shqipërisë gjatë këtij tremujori.