BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë dhe atë valutor gjatë tremujorit të parë 2007

Data e publikimit: 04.07.2007

 
Pas mungesës së likuiditetit të krijuar në sistemin bankar në tremujorin e fundit të vitit 2006, tremujori i parë i vitit 2007 u karakterizua nga tepricë e lartë e likuiditetit. Për të administruar tepricën e lartë të likuiditetit, Banka e Shqipërisë krahas ndërhyrjeve aktive për tërheqjen e likuiditetit nëpërmjet marrëveshjeve të riblerjes, tërhoqi likuiditet edhe nëpërmjet maturimit të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes të përdorura gjatë gjysmës së dytë të vitit 2006.