BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë dhe atë valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2005

Data e publikimit: 11.07.2005

 
Situata e likuiditetit në tremujorin e parë të vitit 2005 u karakterizua nga tepricë likuiditeti në nivel mesatar dy herë më të lartë në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2004. Shkak për rritjen e likuiditetit, ka qenë kthimi në sistemin bankar i parasë të dalë në fundvitin 2004, si dhe ulja e emetimit të bonove të thesarit të qeverisë. Për menaxhimin e likuiditetit, Banka e Shqiperisë ndërhyri kryesisht me instrumentin kryesor të tregut (marrëveshje riblerjeje me maturim një javor me çmim fiks) në vlerë mesatare prej 6.97 miliardë lekë. Ndërhyrjet me instrumentet strukturorë, u kufizuan vetëm në një rast në fund të muajit janar në nivelin 1.5 miliardë lekë.