BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008

Data e publikimit: 17.10.2008

 

1.NDËRHYRJET E BANKËS SË SHQIPËRISË NË TREGUN E PARASË
1.1. Operacionet e tregut të hapur

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008, kanë vijuar të kryhen nëpërmjet instrumentit kryesor të Bankës së Shqipërisë, marrëveshjes së anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, me një mesatare javore prej 3.74 miliardë lekë.

1.2 . Përdorimi i instrumenteve mbështetëse

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008, për investimin e likuiditeteve të lira, bankat përdorën depozitën njëditore, niveli mesatar ditor i të cilës ishte 3.8 miliardë lekë, në krahasim me 2.6 miliardë lekë në tremujorin e kaluar.

Në kushtet e plotësimit të nevojave në tregun ndërbankar, instrumenti i kredisë njëditore gjeti përdorim minimal edhe gjatë këtij tremujori, rreth 0.26 miliardë lekë, në 3 raste përdorimi.

Grafiku i mëposhtëm paraqet në mënyrë të përmbledhur ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë, gjatë gjysmës së parë të vitit 2008.