BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016

Data e publikimit: 03.10.2016

 

1.1. Operacione të tregut të hapur

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 përbëhen nga operacione të tregut të hapur për injektim të përkohshëm të likuiditetit, si dhe nga operacione rregulluese me synim menaxhimin e tepricave të likuiditetit në fund të periudhës.