BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024

Data e publikimit: 27.09.2024

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e likuiditetit të sistemit bankar

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur në mesatarisht 44.55 miliardë lekë nga 22.70 miliardë lekë që rezultonte në tremujorin e parë, dhe 45.40 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Akumulimi i likuiditetit në llogarinë e MF ka qenë faktori kryesor i rritjes së mungesës së likuiditetit me një efekt neto mesatar rreth 40 miliardë lekë pasuar nga rritja e parasë në qarkullim, e përqendruar vetëm në muajin qershor me afërsisht 7 miliardë lekë.

Ndërhyrjet në tregun valutor kanë rritur likuiditetin e bankave me 22.56 miliardë lekë me një përqendrim më të madh në periudhën maj-qershor kur Banka e Shqipërisë, krahas blerjeve me ankand, ka nisur edhe ndërhyrjet në tregun valutor duke blerë valutë në përmbushje të  objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar.

Lexo tekstin e plotë