BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009

Data e publikimit: 16.04.2010

 

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektimin e likuiditetit.

Për të injektuar likuiditetin, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor mesatarisht 19.51 miliardë lekë* në javë si dhe instrumentet rregullues me maturim më të gjatë se një javë - marrëveshjen e riblerjes me maturim një dhe tre-mujor. Marrëveshja e anasjelltë e riblerjes me maturim një-mujor u  përdor në 3 raste, mesatarisht  3.0 miliardë lekë për ankand). Edhe marrëveshja e anasjelltë tremujore u përdor në tre raste, mesatarisht 4.1 miliardë lekë për ankand. *

Me qëllim rritjen në mënyrë të përhershme të likuiditetit në treg, Banka e Shqipërisë organizoi gjatë muajit dhjetor një ankand për blerjen me të drejta të plota, nëpërmjet të cilit u injektuan 2.35 miliardë lekë.