BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020

Data e publikimit: 31.03.2021

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar 

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë (BSH) në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë pothuaj i pandryshuar në 39.27 mld lekë, kundrejt 40.05 mld lekëve në 3-mujorin e tretë, dhe me rritje graduale me fillimin e vitit, kur injektimet e BSH-së kanë qenë mesatarisht 30 mld lekë. 

Lexo tekstin e plotë