BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2010

Data e publikimit: 05.08.2010

 

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të parë të vitit 2010 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektimin e likuiditetit.

Për të injektuar likuiditet, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor mesatarisht 17.49 miliardë lekë* në javë si dhe instrumentet rregulluese me maturim më të gjatë se një javë - marrëveshjen e riblerjes me maturim një dhe tre mujor. Marrëveshja e anasjelltë e riblerjes me maturim njëmujor u përdor në një rast, mesatarisht  3.0 miliardë lekë. Edhe marrëveshja e anasjelltë tremujore u përdor në tre raste, mesatarisht 4.3 miliardë lekë për ankand.