BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2018

Data e publikimit: 03.07.2018

 

1.1. Operacione të tregut të hapur

Në tremujorin e parë të vitit 2018, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione të tregut të hapur për injektim likuiditeti. Në funksion të administrimit të portofolit të saj të bonove të thesarit, janë kryer në vijim edhe veprime në tregun sekondar të letrave me vlerë.