BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2020

Data e publikimit: 30.06.2020

 

1.1. Operacionet e tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

Në tremujorin e parë të vitit 2020, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione të tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë 27.34 mld lekë, kundrejt 31.26 mld lekë në 3-mujorin e mëparshëm dhe 22.16 mld lekë në 3-mujorin e parë të vitit 2019.

Lexo tekstin e plotë