BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009

Data e publikimit: 20.01.2010

 

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektimin e likuiditetit.

Për të injektuar likuiditet, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, mesatarisht 23.03 miliardë lekë* në javë si dhe instrumentet rregullues me maturim më të gjatë se një javë - marrëveshjen e riblerjes me maturim 1 dhe 3-mujor.

Marrëveshja e anasjelltë e riblerjes me maturim njëmujor u përdor në 5 raste, mesatarisht 3.33 miliardë lekë për ankand). Ndërsa marrëveshja e anasjelltë tremujore u përdor në dy raste, mesatarisht 3.25 miliardë lekë për ankand.