BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhë në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010

Data e publikimit: 23.02.2011

 

1. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010

 1.1. Operacionet e tregut të hapur

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektimin e likuiditetit.

Për të injektuar likuiditetin, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor mesatarisht 17.86 miliardë lekë1 në javë si dhe instrumentet rregulluese me maturim më të gjatë se një javë. Marrëveshja e anasjelltë tremujore është përdorur ne muajin korrik në vlerën 3.0 miliardë lekë, ndërsa marrëveshja e anasjelltë e riblerjes me maturim njëmujor u përdor në dy raste në muajin shtator me vlerën 4 miliardë lekë e 3 miliardë lekë.

 1.2 Përdorimi i instrumenteve mbështetëse

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010, depozita njëditore u përdor në 26 raste, mesatarisht 0.48 miliardë lekë, gati 0.15 miliardë lekë më shumë se tremujorin e kaluar. Edhe gjatë këtij tremujori, përdorimi i depozitës njëditore ishte më intensiv gjatë ditëve të fundit të periudhës së mbajtjes së rezervës së detyruar.

Gjatë tremujorit të tretë, instrumenti i kredisë njëditore u përdor në 18 raste, mesatarisht 0.89 miliardë lekë.

Grafiku i mëposhtëm paraqet në mënyrë të përmbledhur ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë për nëntë muajt e parë të vitit 2010.