BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024
Data e publikimit: 24.12.2024
1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.
Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur në mesatarisht 59.49 miliardë lekë nga 44.55 miliardë lekë që rezultonte në tremujorin e mëparshëm dhe 22.70 miliardë në tremujorin e parë të vitit.