BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë gjatë tremujorit të parë të vitit 2011

Data e publikimit: 22.11.2011

 

1.1. Operacionet e tregut të hapur

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të parë të vitit 2011 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektimin e likuiditetit. Për injektimin e likuiditetit Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, mesatarisht 9.73 miliardë lekë1 në javë si dhe instrumentet rregulluese me maturim më të gjatë se një javë. Ashtu si gjatë tremujorit të fundit të vitit 2010, marrëveshja e anasjelltë e riblerjes me maturim tremujor u përdor në 2 raste në vlerë nominale 2.00 miliardë leke për ankand. Marrëveshja e anasjelltë e riblerjes me përdorim njëmujor është përdorur vetëm në 1 rast, nga 4 raste në tremujorin e fundit të vitit 2010, në vlerë nominale 2.00 miliardë lekë.

1.2. Përdorimi i instrumenteve mbështetëse

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2011, depozita njëditore u përdor në 19 raste, mesatarisht 0.15 miliardë lekë, gati 0.56 miliardë lekë më pak se tremujorin e kaluar; kur ky instrument është përdorur në 32 raste, mesatarisht 0.70 miliardë lekë. Përdorimi i depozitës njëditore u përqendrua kryesisht në ditët e para të vitit 2011 si dhe në ditët e fundit të periudhës së mbajtjes së rezervës së detyruar. Instrumenti i kredisë njëditore është përdorur në 6 raste, mesatarisht 0.17 miliardë lekë kundrejt 5 rasteve të tremujorit të kaluar me një mesatare 0.71 miliardë lekë. Grafiku i mëposhtëm paraqet në mënyrë të përmbledhur ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë për vitin 2010.