.logoal_copy_1.
   
 

101 terma nga bankingu qendror

 

[ A ]  [ B ]  [ C ]  [ Ē ]  [ D ]  [ E ]  [ F ]  [ G ]  [ Gj ]  [ I ]  [ K ]  [ L ]  [ Ll ]  [ M ]  [ N ]  [ O ]  [ P ]  [ R ]  [ Rr ]  [ S ]  [ Sh ]  [ T ]  [ Y ]   


Jo rrallė herė dėgjojmė tė flitet pėr “paranė”, pėr “monedhėn” dhe pėr “emisionin e monedhės” apo pėr “ēmimet” dhe pėr “inflacionin” e tė tjerė terma si kėta, por jo gjithmonė jemi tė qartė pėr mekanizmin qė vepron brenda njė banke qendrore dhe njė ekonomie nė tėrėsi dhe qė i jep kuptimin praktik kėtyre termave.

Pėr kėtė arsye ju vjen nė ndihmė fjalorthi prej rreth 100 fjalėsh dhe shprehjesh, i cili pėrpiqet tė shpjegojė disa nga termat e rėndėsishėm duke vendosur lidhjet qė ata kanė me funksionet e njė banke qendrore. Nė pjesėn mė tė madhe tė termave ėshtė sjellė si shembull Banka e Shqipėrisė.

Pėr mė shumė shfleto broshurėn:

.101-terma-nga-bankingu-qendror.

ACH (QENDRA E
KRYQĖZIMIT
AUTOMATIK
TĖ PAGESAVE).

ACH janė tre gėrmat e para tė emėrtimit nė gjuhėn angleze tė qendrės automatike tė kryqėzimit tė pagesave Automatic Clearing House. Nė vetvete kjo qendėr ėshtė njė sistem elektronik i transferimit tė fondeve nėpėrmjet tė cilit institucionet financiare kanė mundėsi, qė nė mėnyrė elektronike tė kryqėzojnė hyrjet debitore dhe kreditore tė llogarive bankare duke i netuar ato nė pėrfundim. 

ADMINISTRATORĖT
E BANKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ.     
  
        

Administratorėt e Bankės sė Shqipėrisė janė: Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, 2 zėvendėsguvernatorėt dhe Inspektori i Pėrgjithshėm. Inspektori i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shqipėrisė emėrohet nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė pėr njė afat pesėvjeēar. Ai drejton Departamentin e Kontrollit nė Bankėn e Shqipėrisė, i cili ka pėr detyrė tė kryejė kontrollin e brendshėm tė tė gjithė aktivitetit tė Bankės sė Shqipėrisė. (shihni gjithashtu dhe Banka e Shqipėrisė, Kėshilli Mbikėqyrės.)

A GREGATĖT
MONETARĖ
M1, M2, M3.

Sasia totale e instrumenteve tė pagesės nė njė monedhė tė dhėnė mund tė pėrcaktohet nė mėnyra tė ndryshme. Bazuar nė shpejtėsinė me tė cilėn format e ndryshme tė parasė mund tė pėrdoren pėr pagesa, ato mund tė klasifikohen si agregati monetar M1, agregati monetar M2, agregati monetar M3. Agregati M1 pėrfshin paranė qė pėrdoret nė ēdo kohė si mjet pagese - si: paratė nė qarkullim dhe ato tė depozituara nėpėr banka nė formėn e llogarive korente. Agregati M2 ėshtė i pėrbėrė nga agregati M1 dhe depozitat me afat dhe tė kursimit nė lekė - depozitat e kursimit mund tė konvertohen nė mėnyrė tė thjeshtė e tė shpejtė nė para nė dorė. Agregati M3 formohet nga M2 dhe depozitat nė valutė.

ARI

Dikur ari dhe metalet e tjera tė ēmuara janė pėrdorur si mjete pagese, kryesisht nė formė monedhe. Me kalimin e kohės, pėr vetė faktin qė ėshtė mall i rrallė, ari shėrbeu si pikė referimi pėr monedhat e tjera dhe si mjet pėr tė vendosur besimi  tek monedha letėr apo kartėmonedhat. Pėr shumė kohė, bankat qendrore ishin tė detyruara tė kėmbenin, sipas kėrkesės, kartėmonedhat e tyre me ar. Sot kjo mėnyrė nuk praktikohet. Megjithatė, njė numėr vendesh, si pėr shembull, Zvicra vazhdojnė tė mbajnė nė ar njė pjesė tė rezervave tė tyre valutore si njė masė kujdesi kundrejt krizave tė mundshme financiare.

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.