.logoal_copy_1.
   
 

Banka Kombėtare e Shqipnis, 1925 - 1945

 

 

.monedhat-foto_copy_1.

Pas ripohimit me akte ndėrkombėtare tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1921, u bėnė diskutime tė shumta pėr ngritjen sėrish tė njė banke kombėtare, ēka u bė realitet nė bazė tė marrėveshjes sė pėrfunduar nga Mufid Libohova nė emėr tė Qeverisė Shqiptare dhe Mario Alberti nė emėr tė njė grupi financiar italian. Qendra administrative e Bankės Kombėtare tė Shqipnis do tė ishte qyteti i Durrėsit, ndėrsa Komiteti Administrativ do ta kishte qendrėn nė Romė. Kjo bankė u themelua mė 2 shtator 1925, dhe nė shkurt tė vitit 1926 hodhi nė qarkullim monedhėn e parė kombėtare shqiptare, frangun ar me nėnfishat e tij lekė.

 Duke mos qenė vetėm njė bankė emisioni, ajo e shtriu veprimtarinė edhe nė lėmin e kreditit, ku gjatė njė periudhe 10-vjeēare veproi nė kushte monopoli, ndėrsa prej vitit 1938 u gjend nė njė konkurrencė tė fortė me degėn nė Shqipėri tė Bankės sė Napolit. Nė fjalimin e pėrurimit tė ndėrtesės sė Bankės sė Shqipnis nė Tiranė, nė vitin 1938, drejtori i asokohe, Antonio Moscheti, do tė shprehej: “Ndėrtesa e re, vepėr e ndritur e arktitektit Prof. Morpurgo dhe e bashkpunėtorve tė tij, nė vijat e saj tė matura e hijerandė, sa artistike aq edhe elegante, dėshiron tė jetė pikėrisht shprehja dhe sinteza e atij organizmi tė fortė e tė sigurtė siē ėshtė Banka Kombėtare e Shqipnis”.

Konventa ekonomiko-doganore e prillit 1939, e realizuar menjėherė pas pushtimit fashist tė Shqipėrisė, i dha mundėsi Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė tė bėjė ndryshime thelbėsore nė politikėn e saj monetare. Karakteristikė dalluese e kėsaj periudhe ishte kalimi nga politika deflacioniste nė atė inflacioniste nė lėmin e monedhės. Ajo qe aktive nė fushėn e kreditit ku, nė konkurrencė me Bankėn e Napolit dhe me Bankėn Kombėtare tė Punės, rriti shumė kreditimin dhe mbajti pozita sunduese nė tregun shqiptar.

 

.bn-001.

.bn-003.

.bn-015.

 

* Pamje nga Banka Kombėtare e Shqipėrisė, nė vitin 1938. Projekti i Arkitektit Italian Vittorio Ballio Morpurgo.
  Monedhė 100 Franga Ar, emetuar nė vitin 1926.
Foto e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė Amet Zogu, e cila u pėrdor prej Zecca di Roma pėr gdhendjen e kėsaj monedhe. Marrė nga fondi fotografik i Drejtosisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave.

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.