.logoal_copy_1.
   
 

Banka e Shqipėrisė

 

Me fillimin e viteve ‘90, ndėrrimi i sistemit politik nė Shqipėri solli ndryshime thelbėsore edhe pėr sistemin bankar. Tiparet kryesore tė kėtij ndryshimi ishin: ndarja e funksioneve tė bankės qendrore nga funksionet e bankave tė nivelit tė dytė (bankat tregtare), rritja e numrit tė bankave, shtrirja e veprimtarisė sė tyre tė kreditit nė disa degė tė ekonomisė shqiptare, si dhe hyrja e kapitalit tė huaj nė tregun bankar.

Nė cilėsinė e autoritetit monetar e mbikėqyrės tė vendit, Banka e Shqipėrisė, e cila u krijua me miratimin e ligjit nr. 7559 “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”, datė 22 prill 1992, gėzon funksione tė mirėfillta tė njė banke qendrore klasike, me objektivin kryesor  qė tė garantojė arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve dhe eficiencėn e sistemit financiar.

Banka e Shqipėrisė dallon pėrmbi tė gjitha nga bankat e tjera tė sistemit bankar, pasi ajo nuk ushtron tė njėjtat funksione dhe nuk ofron tė njėjtat shėrbime me bankat tregtare.  Thėnė mė thjeshtė, ajo nuk u shėrben drejtpėrdrejt individėve dhe bizneseve, nuk u jep atyre kredi, nė tė nuk mund tė hapen llogari personale dhe nuk lėshon as karta debiti, as karta krediti. Banka qendrore ėshtė njė banke pa sportele. “Klientėt” e saj janė bankat tregtare dhe Qeveria.

.banka-shqip-2.
Pamje ballore e ndėrtesės natėn

.mozaik.
Mozaik nė hollin e brendshėm

.relief.
Gravurė mbi hyrjen kryesore

.show_image21_412_0.
Pamje e pėrgjithshme e pjesės ballore tė ndėrtesės

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.