.logoal_copy_1.
   
 

Banka e Shtetit Shqiptar, 1945 - 1992 


.17790---tirana--tek--banka---1955-.

 
.banka-shqiptare-ne-kukes-59-62-jpg.








    

Pushteti qė doli nga Lufta Nacional-Ēlirimtare nė nėntor 1944, nisi menjėherė procesin e shtetėzimit. Mė 13 janar 1945 u miratua ligji mbi anulimin e konvencionit tė Bankės Kombėtare tė Shqipnis dhe tė aksioneve tė saj. Po nė kėtė datė u miratua edhe ligji organik i Bankės sė Shtetit Shqiptar. Kjo bankė u krijua si njė institucion i rėndėsishėm i sistemit financiar tė Shtetit Shqiptar.

Gjatė vitit 1945, Banka e Shtetit Shqiptar nisi ta zhvillojė veprimtarinė e saj nė lėmin e emetimit tė monedhės dhe tė kreditit. Me Dekretligjin nr. 445, datė 07.07.1947 "Mbi heqjen nga qarkullimi tė banknotave tė quajtura franga dhe emetimin e njė emisioni tė ri", si njėsia bazė e monedhės nė vend tė  Frangut  u caktua Leku.

Qė nga shkurti i vitit 1946 e deri nė fund tė vitit 1990, Banka e Shtetit mbėshteti procesin e zhvillimit tė ekonomisė socialiste. Gjatė kėsaj periudhe, nė Shqipėri kanė vepruar njė numėr i kufizuar bankash. Karakteristika kryesore e kohės mbetet centralizimi i skajshėm i kėtij sistemi nė duart e shtetit. Banka e Shtetit Shqiptar, si bankė qendrore ishte qendėr e emisionit tė monedhės. Ajo grumbullonte mjetet pėrkohėsisht tė lira dhe u jepte ndėrmarrjeve, kooperativave bujqėsore dhe personave tė veēantė kredi afatshkurtėr dhe afatgjatė, kryente shėrbimin e arkės unike, mbante llogaritė e tė ardhurave dhe tė shpenzimeve, ruante fondet nė valutė tė shtetit, kryente veprimet ekonomike e financiare tė shtetit me vendet e tjera dhe me bankat e huaja.

.foto-4.

.foto-5.

.foto-7.

 

* Kartėmonedha tė emetuara prej Bankės sė Shtetit Shqiptar. Foto tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Bankės nė Tiranė, degės sė saj nė Kukės dhe fotografisa origjinale e pėrdorur pėr realizimin e kartėmonedhės 500 Lekė. Marrė nga fondi fotografik i Agjencisė Telegrafike Shqiptare. Kartėmonedha mban portretin e njė punėtoreje gjatė njė dite tė zakonshme pune pėr mbjelljen e grurit.

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.