.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ


DEKLARATĖ E BANKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
Deklarata e Stabilitetit Financiar pėr gjashtėmujorin e dytė tė vitit 2016


Data e publikimit 20.04.2017


Nė mbėshtetje tė kėrkesės sė nenit 69 tė ligjit nr. 8269, datė 23.12.1997, “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”, i ndryshuar, dhe tė nenit 8 tė ligjit nr. 9962, datė 18.12.2006, “Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė”, i ndryshuar, pėr tė informuar Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė dhe Kėshillin e Ministrave, si edhe pėr tė tėrhequr vėmendjen e institucioneve financiare dhe tė publikut mbi gjendjen e sistemit financiar nė vend dhe rreziqet potenciale qė mund tė kėrcėnojnė qėndrueshmėrinė e tij, Banka e Shqipėrisė publikon kėtė deklaratė periodike. Kjo deklaratė ėshtė pjesė pėrbėrėse e Raportit tė Stabilitetit Financiar pėr tė njėjtėn periudhė.

Nė raportin e stabilitetit financiar dhe nė kėtė deklaratė qė e paraprin, vlerėsohet ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve qė burojnė prej ndėrveprimit tė tij me zhvillimet ekonomike tė jashtme, tė brendshme, me agjentėt e ekonomisė reale, me tregjet financiare nė vend, si edhe ndaj rreziqeve qė lidhen me mėnyrėn se si sektori bankar zhvillon veprimtarinė e tij. Nė vijim, kėto rreziqe pėrballen me gjendjen financiare tė sektorit bankar dhe stresohen nėpėrmjet ushtrimit tė provės sė rezistencės, pėr tė vlerėsuar qėndrueshmėrinė e sektorit bankar.

Banka e Shqipėrisė vlerėson qė veprimtaria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar nė pėrgjithėsi, ka vijuar nė mėnyrė tė qėndrueshme gjatė gjashtėmujorit tė dytė tė vitit 2016. Nė tėrėsi, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve tė ndryshme mbetet i kontrolluar dhe treguesit kryesorė tė veprimtarisė qė lidhen me kapitalizimin, likuiditetin dhe pėrfitueshmėrinė, evidentojnė kapacitetin e tij tė plotė pėr tė pėrballuar rreziqet e veprimtarisė nė kushte normale, si edhe pėr tė treguar njė rezistencė tė mirė ndaj goditjeve mė tė forta.

Zhvillimet nė mjedisin ekonomik dhe financiar

Zhvillimet nė ekonominė botėrore gjatė periudhės ishin pėrgjithėsisht pozitive, pavarėsisht ndryshimeve mes rajoneve mė tė mėdha dhe dallimeve nė politikat ekonomike. Kjo ecuri u mbėshtet kryesisht nga kushtet mė tė favorshme tė financimit nė tregje, nga vijimi i politikave nxitėse tė rritjes ekonomike nė shumicėn e vendeve tė zhvilluara dhe nė disa vende nė zhvillim, si edhe nga rritja e ēmimeve nė tregjet e lėndėve tė para dhe tė naftės. Ecuria e kėtyre tė fundit, ka ndikuar nė rritjen e presioneve inflacioniste, ndonėse ato mbeten pėrgjithėsisht poshtė objektivave tė bankave qendrore. Nė tregjet financiare botėrore, lėvizjet nė normat e interesit dhe nė kurset e kėmbimit tė monedhave kanė qenė mė tė dukshme nė muajt e fundit tė vitit, duke reflektuar kryesisht disa zhvillime tė rėndėsishme politike dhe ekonomike nė vendet e zhvilluara. Ekonomia e Eurozonės ėshtė zgjeruar me ritme tė moderuara, por tė qėndrueshme gjatė periudhės. Aktiviteti ekonomik ėshtė zgjeruar nė shumicėn e vendeve tė kėtij rajoni, mbėshtetur kryesisht nga pėrmirėsimi i kėrkesės sė brendshme dhe kontributi pozitiv i inventarėve nė sektorin privat. Ekonomia e vendeve tė Ballkanit Perėndimor shėnoi rritje pozitive gjatė vitit 2016, duke u shoqėruar me pėrmirėsim tė kushteve nė tregun e punės. Gjendja financiare e grupeve bankare evropiane qė zhvillojnė veprimtarinė nė vendin tonė mbetet pėrgjithėsisht e qėndrueshme. Pėr disa prej tyre, aktiviteti ėshtė tkurrur gjatė vitit 2016, nė vijim tė proceseve qė lidhen me uljen e borxhit dhe pastrimin e bilanceve nga kreditė me probleme.

Ecuria pozitive e ekonomisė botėrore pritet tė vazhdojė nė periudhėn 2017- 2018¹, e mbėshtetur nga vijimi i rritjes graduale ekonomike nė vendet e zhvilluara dhe forcimi i kontributit pozitiv nga ekonomitė e vendeve nė zhvillim. Nė Eurozonė, efekti pozitiv i politikės monetare lehtėsuese mbi konsumin dhe investimet private do tė vijojė tė mbėshtesė rritjen ekonomike. Megjithatė, zhvillimet politike nė vendet e zhvilluara dhe mundėsia qė ato tė shoqėrohen me ndryshim tė politikave ekonomike, vlerėsohen aktualisht si faktori kryesor qė mund tė ndikojė mbi pritshmėritė pėr ecurinė e ekonomisė botėrore.

Njė pėrmirėsim i mėtejshėm i ekonomisė botėrore, duke pėrfshirė atė tė Eurozonės dhe tė rajonit tė Ballkanit, do tė shoqėrohej me rritjen e kontributit pozitiv tė sektorit tė jashtėm nė ecurinė e ekonomisė shqiptare. Nė fakt, ky kontribut ėshtė shfaqur mė i fortė nė ecurinė e bilancit tė pagesave pėr tremujorin e katėrt tė vitit 2016, kur rritja e tepricės pozitive nė llogarinė e shėrbimeve dhe njė performancė mė e mirė e eksporteve kanė sjellė uljen e deficitit tė llogarisė korrente. Nė tėrėsi, rritja e ekonomisė sė vendit nė tremujorin e katėrt tė vitit 2016, u pėrshpejtua duke shėnuar njė normė rritjeje prej gati 4%. Sipas sektorėve tė ekonomisė, nė rritjen ekonomike dhanė kontribut pozitiv sektori i shėrbimeve dhe i prodhimit. Rritja e aktivitetit ekonomik nė vend ėshtė shoqėruar me rėnie tė mėtejshme tė papunėsisė, si nė terma vjetorė ashtu edhe tremujorė, nė nivelin prej 14.2% nė fund tė vitit. Nė fund tė periudhės, politika fiskale konsoliduese rezultoi nė ngushtimin e ndjeshėm tė deficitit buxhetor pėr vitin 2016. Financimi i deficitit u bė kryesisht nga fondet e huaja, duke ulur nevojėn pėr huamarrje tė qeverisė nė tregun e brendshėm nė krahasim me njė vit mė parė. Gjatė periudhės, politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipėrisė vijoi tė ishte lehtėsuese, nė pėrgjigje tė presioneve tė kontrolluara inflacioniste.

tregjet financiare, normat mesatare tė interesit pėr titujt e borxhit tė qeverisė, si ata afatshkurtėr ashtu edhe ata afatgjatė, shėnuan rritje tė lehtė, por rezultuan mė tė ulėta sė njė vit mė parė. Nė tregun ndėrbankar, bankat kanė tregtuar nė vėllime mė tė ulėta dhe me norma interesi qė kanė qenė vazhdimisht nėn ose pranė nivelit tė normės bazė tė interesit, duke reflektuar njė situatė tė qėndrueshme tė likuiditetit. Nė tregun e kėmbimit tė monedhave, gjatė periudhės, leku u mbiēmua ndaj monedhės evropiane dhe u nėnēmua lehtė ndaj dollarit amerikan. Nė terma vjetorė, leku u mbiēmua ndaj tė dy valutave kryesore. Nė vijim tė rėnies sė normės sė interesit dhe pėrmirėsimit tė cilėsisė pėr kredinė pėr pasuri tė paluajtshme, kushtet pėr pėrfitimin e kėsaj kredie janė bėrė mė tė favorshme dhe kanė mbėshtetur mė mirė ecurinė e tregut tė banesave. Kjo ėshtė evidentuar nė ecurinė e ēmimeve tė banesave, ku vrojtimet tregojnė rritje tė indeksit tė ēmimit dhe pritje disi mė optimiste pėr zhvillimet nė kėtė treg nė periudhėn e ardhshme.

Gjatė periudhės, individėt dhe bizneset vijuan orientimin e tyre drejt kursimeve neto, duke sjellė zgjerim tė pozicionit kreditor tė individėve dhe ngushtim tė pozicionit debitor tė bizneseve. Nė kėtė ecuri ka ndikuar rritja mė e shpejtė e depozitave nė valutė. Huamarrja nga ana e individėve u pėrshpejtua nė 3.7% nė terma vjetorė, e realizuar tėrėsisht nė lekė. Cilėsia e kredisė sė individėve ėshtė pėrmirėsuar gjatė periudhės. Pėrmirėsimin mė tė madh e ka shėnuar kredia nė valutė dhe ajo e pambrojtur nga lėvizjet e pafavorshme nė kursin e kėmbimit. Kredia pėr bizneset, qė pėrfaqėson gati 67% tė totalit tė kredisė, ėshtė zgjeruar me 2.4% nė terma vjetorė, e drejtuar kryesisht drejt subjekteve jorezidente. Nė strukturėn e kredisė pėr bizneset, vėrehet rritje e peshės sė kredisė nė lekė dhe rritja e preferencės pėr bizneset e vogla dhe tė mesme. Edhe cilėsia e kredisė pėr bizneset, ėshtė pėrmirėsuar gjatė periudhės. Nė tėrėsi, nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė kredisė pėr individėt dhe bizneset, ka kontribuar vijimi i procesit tė largimit tė kredive tė humbura nga bilancet e bankave.

Gjatė periudhės, veprimtaria e sistemit financiar u zgjerua dhe treguesit e tjerė ishin pėrgjithėsisht tė qėndrueshėm. Sektori bankar pėrshpejtoi zgjerimin e veprimtarisė duke e ngjitur peshėn e saj nė 94.9% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto (PBB). Ai rezultoi me fitim dhe me tregues tė pėrshtatshėm tė kapitalit dhe likuiditetit. Nė aktivitetin e sektorit bankar, nė terma vjetorė, ndryshimin mė tė madh nė aktiv tė bilancit e treguan veprimet me titujt (rritje), investimet e tjera (rritje), kreditimi (rritje) dhe fondet rezervė (rritje), ndėrsa nė pasiv tė bilancit spikatėn veprimet me thesarin dhe ndėrbankare (rritje), depozitat (rritje) dhe burimet e pėrhershme (rritje). Nė krahasim me njė vit mė parė, sektori bankar ka zgjeruar pozicionin kreditor me jorezidentėt, si edhe ka rritur tepricėn e kredisė me 2.5% dhe stokun e depozitave me 5.2%. Sektori jobankar ka ruajtur peshėn e tij ndaj PBB-sė, dhe nė ecurinė e veprimtarisė sė tij ka kontribuar zgjerimi i aktivitetit tek institucionet financiare jobanka dhe shoqėritė e sigurimit. Pėr sektorin jobankar, investimet nė titujt e borxhit tė qeverisė shqiptare janė tė rėndėsishme, ndonėse gjatė vitit 2016 kėto investime kanė shėnuar rėnie. Ekspozimi i drejtpėrdrejtė i sektorit jobankar nė sektorin bankar vlerėsohet i ulėt, ndėrkohė qė qėndrueshmėria e sektorit bankar mbetet njė faktor me rėndėsi kritike pėr aktivitetin dhe qėndrueshmėrinė e sektorit jobankar.

Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve tė veprimtarisė

Nė lidhje me rreziqet e veprimtarisė me tė cilat pėrballet sektori bankar, Banka e Shqipėrisė vlerėson si mė poshtė:


a) Rreziku i kreditit shėnoi ulje gjatė periudhės, duke mbetur sidoqoftė pranė niveleve tė njė viti mė parė. Vlera absolute e kredive me probleme u ul me 8% dhe raporti i kredive me probleme zbriti me 1.7 p.p., nė nivelin 18.3%. Nė uljen e kredive me probleme kanė ndikuar veprimet e bankave pėr mbledhjen, ristrukturimin dhe largimin e tyre (tė kredive tė humbura) nga bilancet. Ulja e kredive me probleme ka shfaqur njė shpėrndarje mė tė mirė sipas sektorėve, llojit tė monedhės dhe bankave. Pakėsimi i kredive me probleme ėshtė shoqėruar me pėrmirėsimin e masės sė mbulimit tė tyre me fonde rezervė dhe me kapital, ndėrkohė qė niveli i kolateralizimit tė kredisė ka mbetur i qėndrueshėm.

Pakėsimi i vlerės sė kredive me probleme gjatė periudhės, shpėrndarja mė e mirė e tyre dhe pėrmirėsimi i treguesve tė mbulimit tė tyre janė zhvillime pozitive dhe inkurajuese. Ulja e kredive me probleme nė sektorin bankar do tė fitojė mė shumė qėndrueshmėri nėse pėrmbushen pritjet pėr pėrmirėsim tė rritjes ekonomike dhe pėrmirėsohet mėnyra e funksionimit tė tė gjithė infrastrukturės institucionale e ligjore qė pėrfshihet nė proces. Sidoqoftė, duke konsideruar qė faktorėt pėrcaktues janė tė larmishėm dhe pėrmbajnė pasiguri pėr mėnyrėn e zhvillimit, Banka e Shqipėrisė nxit bankat tė ruajnė fokusin nė kėtė proces kritik pėr rritjen e qėndrueshme tė veprimtarisė sė tyre, duke angazhuar burimet financiare dhe ekspertizėn e nevojshme pėr uljen e kredive me probleme. Kryerja e njė analize sa mė profesionale nė fazėn e dhėnies sė kredisė, monitorimi efektiv i saj dhe ristrukturimi i drejtė, janė veprime themelore pėr uljen e probabilitetit tė dėshtimit tė kredimarrėsit (dhe uljen e fluksit tė kredive me probleme), ndėrkohė qė veprimet e provigjionimit, ekzekutimit tė detyrimit dhe largimit nga bilanci tė kredive tė humbura, duhet tė kontribuojnė paralelisht nė njohjen e shpejtė dhe uljen e stokut tė kredive me probleme.

b) Rreziku i likuiditetit nė veprimtarinė bankare vlerėsohet i ulėt. Vlera e ulėt e raportit tė kredive ndaj depozitave, vijimi i rritjes sė depozitave dhe prania e lartė e aktiveve likuide mbi kėrkesat minimale tė kuadrit rregullator, tregojnė pėr njė situatė tė mirė tė gjendjes sė likuiditetit tė sektorit bankar, nė tėrėsi dhe sipas monedhave kryesore. Gjatė periudhės, mbulimi i detyrimeve afatshkurtra me aktive likuide ka njohur njė rėnie tė lehtė, por pėr sa kohė ato mbeten ndjeshėm mbi nivelet minimale tė kėrkuara nga kuadri rregullativ, ky zhvillim duhet tė reflektojė njė pėrdorim mė eficient tė burimeve financiare nga ana e sektorit bankar. Gjendja e mirė e likuiditetit tė sektorit ėshtė provuar edhe nėpėrmjet njė ushtrimi tė posaēėm tė provės sė rezistencės, mbėshtetur nė tė dhėnat e muajit nėntor 2016.

Kapacitetet e likuiditetit tė sektorit bankar sipas monedhave, krahas pėrshtatshmėrisė sė nivelit tė aktiveve likuide tė vetė bankave, duhet tė vlerėsohen edhe nė pėrputhje me aftėsinė e tij pėr tė shndėrruar aktivet likuide nė para, menjėherė dhe pa kosto tė rėndėsishme. Pėr monedhėn kombėtare, nė rast nevoje, ky proces lehtėsohet pėrmes operacioneve pėrkatėse tė bankės qendrore me bankat, sipas pėrcaktimeve ligjore dhe nė pėrputhje me standardet mė tė mira. Nė rast se do tė duhej qė kėto instrumente tė pėrshtateshin edhe pėr valutėn, kjo do tė kėrkonte rritjen e burimeve nė valutė tė bankės qendrore. Ky proces, nė rastin e njė vendi nė zhvillim, siē ėshtė Shqipėria, pėrmban kosto pėr bankėn qendrore. Si rregull, pa konsideruar faktorė tė tjerė, kapacitetet likuide tė sektorit bankar janė mė tė mira nė monedhėn vendase sesa nė monedhė tė huaj, ndaj rreziku i likuiditetit nė valutė ėshtė mė i lartė sė rreziku i likuiditetit nė monedhėn vendase. Pėr kėto arsye, ėshtė e nevojshme qė kjo tė reflektohet nė kėrkesėn ndaj bankave pėr njė nivel mė tė lartė tė aktiveve likuide nė valutė, nė krahasim me atė pėr aktivet likuide nė monedhėn vendase. Nė njė kėndvėshtrim mė afatgjatė, ulja e aktivitetit nė valutė tė bankave do tė pakėsonte kėtė burim rreziku dhe do tė kontribuonte pozitivisht nė stabilitetin financiar.

c) Sektori bankar mbetet i ekspozuar nė mėnyrė tė ndjeshme ndaj rrezikut tė tregut (ku pėrfshihen rreziku i kursit tė kėmbimit dhe ai i normės sė interesit), pavarėsisht uljes sė madhėsisė sė ekspozimit gjatė periudhės.

Ndonėse pozicioni i hapur valutor nė bilanc mbetet pranė niveleve historike dhe kredia nė valutė e pambrojtur nga lėvizjet e pafavorshme tė kursit tė kėmbimit zė njė peshė mė tė ulėt nė tepricėn e kredisė, pėrsėri kjo e fundit konsiderohet nė nivele tė larta dhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj rrezikut tė kursit tė kėmbimit ėshtė i rėndėsishėm. Rritja e depozitave nė valutė tė sektorit bankar, nė kushtet e ngushtimit tė diferencės mes normės mesatare tė interesit tė lekut dhe atyre tė valutave kryesore, mban me vete potencialin qė ajo tė kanalizohet nė kredi nė valutė (ku njė pjesė e konsiderueshme do tė ishte pėrsėri e pambrojtur nga kursi i kėmbimit) nėse kėrkesa pėr kredi forcohet. Kjo do tė tjetėrsonte prirjen rėnėse tė kredisė nė valutė nė vitet e fundit. Procesi ėshtė nė vetvete pėrforcues pasi, pėrmes procesit tė krijimit tė parasė, kredia nė valutė ndikon nė zgjerimin e depozitave nė valutė, e kėshtu nė vijim. Nėse kjo prirje do tė materializohej, ngushtimi i kanalit tė kreditimit nė monedhėn vendase dhe rritja e ndjeshmėrisė sė sektorit bankar dhe agjentėve ekonomikė ndaj lėvizjeve tė kursit tė kėmbimit, do tė cenonin aftėsinė e politikės monetare tė bankės qendrore pėr tė pėrdorur efektivisht kanalet e transmetimit tė saj.

Ndaj, edhe nė kėtė rast, duke konsideruar faktorėt qė kanė ēuar nė nivelet e larta tė euroizimit nė sektorin bankar dhe duke vlerėsuar me pėrparėsi rreziqet qė ai sjell pėr stabilitetin financiar dhe pėr efektivitetin e politikės monetare, ėshtė e nevojshme qė krahas vėmendjes pėr tė ruajtur pozicione sa mė tė ekuilibruara nė valutė nė bilancin e bankave dhe tė agjentėve ekonomikė, tė synohet qė, pėrmes njė strategjie tė qėndrueshme dhe me objektiva afatgjatė e realistė, niveli i euroizimit nė sistemin financiar tė ulet nė nivele mė tė pėrshtatshme. Nė kėtė kuadėr, Banka e Shqipėrisė po vlerėson nevojėn pėr veprime konkrete qė do tė synojnė tė ruajnė njė diferencė tė pėrshtatshme pozitive mes normės mesatare tė lekut dhe atyre tė valutave kryesore, si edhe qė do tė forcojnė ndėrgjegjėsimin e kredimarrėsve pėr rreziqet qė shoqėrojnė huamarrjen e pajustifikuar nė valutė. E vetėdijshme pėr kompleksitetin e fenomenit, Banka e Shqipėrisė do tė kėrkojė pėr kėtė qėllim edhe bashkėpunimin e autoriteteve tė tjera publike.

Pėrsa i takon rrezikut tė normės sė interesit, ai paraqitet mė i zbutur, por mbetet i pranishėm nė veprimtarinė bankare, si nė formėn e tij tė drejtpėrdrejtė, ashtu edhe nė atė tė tėrthortė. Nė formėn e tij tė drejtpėrdrejtė, rreziku pėrcillet nėpėrmjet hendekut qė ekziston midis aktiveve dhe pasiveve tė sektorit bankar sipas periudhave tė riēmimit, dhe ndjeshmėrisė qė shfaqin aktive tė caktuara ndaj lėvizjeve nė normėn e interesit. Ky hendek ėshtė negativ, por ėshtė ulur disi gjatė periudhės. Rreziku do tė materializohej nė rastin e njė rritjeje tė normės sė interesit, e cila, pėr shkak tė hendekut negativ do tė ndikonte mė shpejt kostot e veprimtarisė sė bankės nė krahasim me tė ardhurat e saj. Krahas kėsaj, rritja e supozuar e normės sė interesit do tė ndikonte negativisht (dhe fillimisht) nė vlerėn e aktiveve tė bankave tė ndjeshme ndaj lėvizjeve nė normėn e interesit, siē janė titujt e ndryshėm afatgjatė. Ky rrezik ka edhe njė komponent tė tėrthortė, qė lidhet me efektin negativ qė ka rritja e normės sė interesit tek huamarrėsit, qė kanė njė kredi me normė interesi tė ndryshueshme. Edhe nė kėtė rast, ėshtė e nevojshme qė bankat tė vlerėsojnė nė mėnyrė sasiore ndikimin e skenarėve tė pafavorshėm dhe tė veprojnė pėr kontrollin e ekspozimit ndaj rrezikut. Ndėrkohė, rreziku i normės sė interesit mbetet veēanėrisht i nevojshėm pėr t’u vlerėsuar nė veprimtarinė e shoqėrive tė sigurimit tė jetės, tė fondeve tė investimit dhe tė fondeve private suplementare tė pensionit.

ē) Sistemet e bankave pėr vlerėsimin dhe kontrollin e rrezikut operacional kanė nevojė tė pėrmirėsohen.

Ndonėse raportimet e bankave tregojnė njė pėrmirėsim tė mbulimit me kapital tė rreziqeve tėrėsore operacionale, veprimtaria mbikėqyrėse e Bankės sė Shqipėrisė ka evidentuar nevojėn e pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė procesit pėr identifikimin dhe raportimin e humbjeve operacionale nė pėrputhje me profilin e aktivitetit tė bankės. Gjithashtu, nė pėrgjigje tė cenimit tė sigurisė fizike nė veprimtarinė e transportimit tė fondeve gjatė vitit tė kaluar, Banka e Shqipėrisė, ka forcuar kėrkesat minimale nė aktet pėrkatėse rregullative, kryesisht nė drejtim tė planifikimit, hartimit, monitorimit dhe mbikėqyrjes sė zbatueshmėrisė sė procedurave, nga njėsitė e posaēme tė sigurisė nė banka. Nė kuadėr tė kėsaj ēėshtjeje, gjatė vitit 2016, Banka e Shqipėrisė ka pasur bashkėpunim tė vazhdueshėm me Policinė e Shtetit, duke kontribuar nė pėrmirėsimin e akteve nėnligjore pėr transportin e vlerave monetare. Nė vijim, Banka e Shqipėrisė do tė forcojė fokusin e vlerėsimit tė pėrshtatshmėrisė sė sistemeve tė bankave pėr kontrollin e rrezikut operacional, si pjesė e inspektimeve tė rregullta pranė subjekteve tė mbikėqyrura.

d) Tkurrja e aktivitetit tek disa nga grupet bankare evropiane qė veprojnė nė vendin tonė ruan stimujt pėr ristrukturimin e veprimtarisė, duke pėrfshirė edhe ndryshimin e rrjetit tė tyre nė vendet jashtė Bashkimit Evropian.

Ky proces ka qenė mė i dukshėm nė vende tė Evropės Qendrore dhe nė Ballkan, dhe Shqipėria deri tani ka qenė relativisht e paprekur. Pėrvoja e vendeve tė tjera, tregon qė nėse procesi koordinohet mirė mes tė gjitha palėve tė interesuara, dalja e njė grupi bankar nga njė treg i caktuar mund tė shoqėrohet me hyrjen nė treg tė investitorėve tė tjerė tė vlefshėm, tė cilėt mund tė sjellin kapacitete shtesė dhe pėrparėsi tė tjera nė sektorin bankar lokal. Kėto ndryshime, mund tė japin njė efekt pozitiv nė strukturėn e sektorit bankar dhe tė sistemit financiar dhe tė rrisin kontributin e tij nė mbėshtetjen e rritjes ekonomike. Procesi pėrmban edhe pasiguri, tė cilat lidhen me fazėn nė tė cilėn gjendet aktualisht cikli ekonomik dhe ai financiar nė Bashkimin Evropian dhe nė rajon, dhe me potencialin qė kanė vendet e rajonit pėr tė gjeneruar interes tek investitorė tė rinj dhe tė vlefshėm. Ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet nė ē’masė dhe nė ē’mėnyrė ky proces mund tė prekė filialet shqiptare tė grupeve bankare evropiane. Nė ēdo rast, Banka e Shqipėrisė dhe autoritetet e tjera nė vend do tė forcojnė kapacitetet monitoruese, vlerėsuese dhe bashkėpunimin mes tyre, nė mėnyrė qė proceset tė zhvillohen nė pėrputhje me kėrkesat ligjore dhe objektivin final tė ruajtjes sė stabilitetit tė sistemit financiar.

Rreziqet pėr stabilitetin financiar

Pėr vlerėsimin e rreziqeve sistemike ėshtė analizuar ecuria e treguesve qė lidhen me materializimin dhe me akumulimin e rrezikut sistemik, me nivelin e stresit nė sistemin financiar dhe me perceptimin e industrisė bankare lidhur me ekspozimin e veprimtarisė bankare ndaj rrezikut sistemik. Gjithashtu, harta e stabilitetit financiar synon tė realizojė njė qasje tė konsoliduar tė vlerėsimit pėr rreziqet ndaj stabilitetit financiar.

Nė tėrėsi, indekset nuk tregojnė njė rritje tė rreziqeve pėr stabilitetin financiar gjatė periudhės. Ulja e fitimit tė sektorit bankar dhe rėnia e lehtė e treguesve tė likuiditetit (qė mbeten gjithsesi nė nivele tė larta) janė ekuilibruar nga zhvillimet mė pozitive pėr ekonominė reale, nė drejtim tė pėrmirėsimit tė rritjes ekonomike dhe situatės financiare tė individėve dhe tė bizneseve. Akumulimi i rreziqeve ka qenė mė i dobėt pėr shkak tė tkurrjes sė kredisė nė valutė, pėrmirėsimit tė treguesve tė borxhit publik dhe ecurisė mė pozitive tė tregut tė banesave. Nga ana tjetėr, probabiliteti i materializimit tė rrezikut sistemik ka rėnė, nė kushtet kur ėshtė pėrmirėsuar treguesi i cilėsisė sė kredisė, ka rėnė niveli i papunėsisė dhe luhatshmėria nė kursin e kėmbimit ka qenė e ulėt.

Aftėsia e sektorit bankar pėr tė pėrballuar rreziqet

Aftėsia e sektorit bankar pėr tė pėrballuar rreziqet, vlerėsohet duke analizuar gjendjen e tij tė kapitalizimit dhe tė pėrfitueshmėrisė, si edhe duke i stresuar kėta tregues nėpėrmjet ushtrimit tė provės sė rezistencės.

Nė fund tė periudhės, raporti i mjaftueshmėrisė sė kapitalit tė sektorit bankar shėnoi nivelin 15.7%, duke qenė dukshėm mbi nivelin minimal tė kėrkuar pėr kėtė tregues prej 12%. Kjo ecuri e treguesit u pėrcaktua nga rritja e aktiveve tė ponderuara me koeficientėt e rrezikut me gati 4.3% (ndikim nė rėnie mbi treguesin) dhe rritja e vlerės sė kapitalit rregullator me gati 3.8% (ndikim nė rritje mbi treguesin). Treguesi i levės financiare, i matur si raport i totalit tė aktiveve mbi kapitalin aksioner, shėnoi 10.3 herė dhe vlerėsohet si njė nivel mjaft i mirė. Ruajtja e pozicionit tė mirė tė kapitalit pėrcaktohet edhe nga ecuria e rezultatit financiar tė sektorit. Gjatė vitit 2016, fitimi i sektorit bankar vlerėsohet nė rreth 9.3 miliardė lekė dhe ėshtė mė i ulėt se njė vit mė parė. Nė rėnien e madhėsisė sė fitimit, kanė ndikuar rėnia e tė ardhurave neto nga interesat dhe rritja e fondeve rezervė pėr rrezikun e kreditit. Rėnia e tė ardhurave neto nga interesat ka reflektuar rėnien e normave tė kthimit nga investimet, pėr instrumentet financiare nė valutė dhe nė lekė, me ritme mė tė shpejta se rėnia e shpenzimeve pėr to. Rritja e fondeve rezervė pėr rrezikun e kreditit, ka reflektuar lėvizjen e kredive me probleme drejt kategorive mė ekstreme tė klasifikimit. Treguesit e rentabilitetit tė sektorit, kthimi mbi aktivet (RoA) dhe kthimi mbi kapitalin (RoE) rezultuan pėrkatėsisht 0.7% dhe 7.2%.

Pėrshtatshmėria e treguesve tė mėsipėrm, ėshtė provuar gjatė ushtrimit tė provės sė rezistencės, me skenarė qė supozonin ndryshime tė pafavorshme nė treguesit makroekonomikė dhe financiarė pėr periudhėn 2017-2018. Si pjesė e supozimeve ekstreme, por me njė probabilitet tė ulėt ndodhjeje, nė skenarin e rėnduar pėrfshiheshin tkurrja e ekonomisė, tkurrja e kredisė, rritja e shpejtė e normave mesatare tė interesit dhe nėnēmimi i fortė i kursit tė kėmbimit. Rezultatet e ushtrimit tė provės sė rezistencės treguan qė nė skenarin bazė dhe atė tė moderuar, sektori bankar mbetet i kapitalizuar, por do tė kishte nevojė tė rriste kapitalin nė skenarin e rėnduar. Kėrkesa pėr kapital shtesė pėr banka tė veēanta, shfaqet qė nė skenarin e moderuar.

Mbėshtetur nė kėtė analizė, Banka e Shqipėrisė vlerėson se gjendja e kapitalizimit dhe e pėrfitueshmėrisė sė bankave paraqitet e pėrshtatshme pėr tė pėrballuar rreziqet e veprimtarisė. Sidoqoftė, ndjeshmėria ndaj rreziqeve ėshtė specifike pėr ēdo bankė, nė varėsi tė profilit tė saj tė veprimtarisė dhe kapaciteteve pėr tė pėrballuar rreziqet. Pėr kėto arsye, Banka e Shqipėrisė rithekson nevojėn pėr vlerėsimin e rregullt tė kėtyre rreziqeve nga secila bankė, ndėrmarrjen e veprimeve tė nevojshme pėr uljen e tyre dhe ruajtjen e treguesve tė kapitalizimit tė veprimtarisė.

 

¹ FMN parashikon qė rritja globale gjatė viteve 2017-2018 do tė jetė nė vlerat 3.4-3.6%.

Raporti i Stabilitetit Financiar pėr gjashtėmujorin e dytė tė vitit 2016

 

 

 

 

 

 

 

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.