.logoal_copy_1.
   
 

Kategoritė e makinerive

 

Makineritė e trajtimit tė kartėmonedhės ndahen nė a) makineri tė pėrdorura nga anėtarė stafi dhe b) makineri tė pėrdorura nga klientė

Makineritė e pėrdorura nga stafi kategorizohen sipas pėrcaktimeve tė mėposhtme:

  1. Makineri tė pėrpunimit tė kartėmonedhės (BPM) – Janė makineri qė kontrollojnė kartėmonedhat Lek pėr autenticitet dhe pėrshtatshmėri.
  2. Makineri tė autentifikimit tė kartėmonedhės (BAM) – Janė makineri qė kontrollojnė kartėmonedhat Lek pėr autenticitet.
  3. Makineri ricikluese asistuese tė sportelistit (TARM) – Janė makineri ricikluese tė cash-it tė pėrdorura nga trajtuesit e cash-it qė kontrollojnė kartėmonedhat Lek pėr autenticitet dhe pėrshtatshmėri. Pėr tėrheqje, TARM mund tė pėrdorin kartėmonedha Lek autentike dhe tė pėrshtatshme qė kanė qenė depozituar nga klientė tė tjerė nė transaksione tė mėparshėm. Ato i ruajnė kartėmonedhat nė    mėnyrė tė sigurt dhe lejojnė trajtuesit e cash-it tė kreditojnė apo debitojnė llogaritė bankare tė klientėve.
  4. Makineri asistuese tė sportelistit (TAM) – Janė makineri tė pėrdorura nga trajtues se cash-it qė kontrollojnė kartėmonedhat Lek pėr autenticitet. Ato i ruajnė kartėmonedhat nė mėnyrė tė sigurt dhe lejojnė subjektet tė kreditojnė ose debitojnė llogaritė bankare tė klientėve.

Makineritė e pėrdorura nga klienti kategorizohen sipas pėrcaktimeve tė mėposhtme:

A. Makineri tė pėrdorura nga klienti ku cash-i depozitohet me gjurmim tė klientit

  1. Makineri tė depozitimit tė cash-it (CIM). Makineritė e depozitimit tė cash-it (CIM) lejojnė klientėt, tė depozitojnė kartėmonedha Lek nė llogaritė e tyre bankare duke pėrdorur njė karte banke ose mjete tė tjera por nuk kanė ndonjė funksion tė nxjerrjes sė cash-it. Makineritė e depozitimit tė cash-it (CIM) kontrollojnė kartėmonedhat pėr autenticitet dhe lejojnė pėr gjurmimin e mbajtėsit tė llogarisė; kontrollet e pėrshtatshmėrisė janė opsionale.
  2. Makineri riqarkulluese tė cash-it (CRM). Makineritė riqarkulluese tė cash-it (CRM) lejojnė klientėt, tė depozitojnė dhe tė tėrheqin kartėmonedha Lek nga llogaritė e tyre bankare duke pėrdorur njė karte banke ose mjete te tjera. Makineritė riqarkulluese tė cash-it (CRM) kontrollojnė kartėmonedhat Lek pėr autenticitet dhe pėrshtatshmėri dhe lejojnė gjurmimin e mbajtėsit tė llogarisė. Pėr tėrheqjen e kartėmonedhave, CRM-tė mund tė pėrdorin kartėmonedha Lek autentike dhe tė pėrshtatshme qė janė depozituar nga klientė tė tjerė nė transaksionet e mėparshme.
  3. Makineri tė kombinuara tė depozitimit tė cash-it (CCM). Makineritė e kombinuara tė depozitimit tė cash-it (CCM) lejojnė klientėt, tė depozitojnė dhe tė tėrheqin kartėmonedha Lek nga llogaritė e tyre bankare duke pėrdorur njė karte banke ose mjete tė tjera. CCM-tė kontrollojnė kartėmonedhat Lek pėr autenticitet dhe lejojnė pėr gjurmimin e mbajtėsit tė llogarisė; kontrollet e pėrshtatshmėrisė janė opsionale. Pėr tėrheqje, CCM-tė nuk pėrdorin kartėmonedha Lek qė kanė qenė depozituar nga klientė tė tjerė nė transaksionet e mėparshme, por vetėm kartėmonedha Lek tė ngarkuara veēmas nė to.

B. Makineri tė tjera tė pėrdorura nga klienti

  1. Makineri qė nxjerrin cash (COM). Makineritė qė nxjerrin cash (COM) janė nxjerrės tė cash-it tė cilėt kontrollojnė kartėmonedhat Lek pėr autenticitet dhe pėrshtatshmėri para se ti nxjerrin ato pėr klientėt. COM-tė pėrdorin kartėmonedha Lek tė depozituara nė to nga subjektet ose nga sisteme tė tjera automatike (p.sh. makina shitėse).

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.