.logoal_copy_1.
   
 

Standardet minimale pėr kriteret e pėrpunimit automatik tė kartėmonedhave

 

  1. Ndotje

Papastėrtia rrit dendėsinė optike tė kartėmonedhave lek. Tabela e mėposhtme specifikon rritjen maksimale te dendėsisė te mostrave kufi krahasuar me kartėmonedha lek te reja, qe kartėmonedhat lek mund te shfaqin pėr tu klasifikuar si tė pranueshme:

Tabele 1

Nivelet e dendėsisė optike

Prerja

Rritja maksimale e dendėsisė se mostrės kufi krahasuar me kartėmonedhė lek te re

Lek 200

 0.06 

Lek 500

0.06

Lek 1000

0.08

Lek 2000

0.07

Lek 5000

0.04

Kartėmonedhat lek qė nuk i pėrmbushin kėto kritere janė tė papranueshme.

Banka e Shqipėrisė mban kartėmonedha lek reference qė tregojnė njė nivel papastėrtie tė derivuar nga kėto kritere.

     2.     Njollė

Kartėmonedha lek me pėrqendrim tė lokalizuar papastėrtie tė paktėn 9 mm me 9 mm nė pjesėn e pa printuar, ose te paktėn 15 mm me 15 mm ne pjesėn e printuar ėshtė e papranueshme.

     3.     Vizatime

Kartėmonedha me pėrqendrim tė lokalizuar shkrimi ose vizatimi tė paktėn 9 mm me 9 mm nė pjesėn e pa printuar, ose tė paktėn 15 mm me 15 mm nė pjesėn e printuar ėshtė e papranueshme.
 
     4.     Kartėmonedhe e ēngjyrosur

Ēngjyrimi i kartėmonedhave lek mund te ndodhe, p.sh. kur ato janė larė ose nen veprimin e agjenteve tė fortė kimikė. Kėto lloje tė kartėmonedhave lek tė papranueshme mund tė detektohen me detektorė imazhi ose detektorė ultraviolete.

     5.     Grisje

Kartėmonedha lek me grisje te cilat janė tė hapura dhe jo te mbuluara pjesėrisht apo plotėsisht nga rripat e transportit te makinerisė janė tė papranueshme ne qofte se madhėsia e grisjes ėshtė me e madhe se sa tregohet mė poshtė.

 

Drejtimi

Gjerėsia

Gjatėsia

Vertikal

4 mm 

8 mm

Horizontal

4 mm 

15 mm 

Diagonal

4 mm

18 mm(*)

(*) Kjo matet duke hequr njė vije tė drejtė nga kulmi i grisjes deri tek ana e kartėmonedhės ku fillon grisja (projeksion koordinate), nė vend qė tė matet gjatėsia e vetė grisjes.


     6.     Vrimė

Kartėmonedha lek me vrima qe nuk janė pjesėrisht apo plotėsisht tė mbuluara nga rripat e transportimit tė makinerisė janė te papranueshme ne qofte se sipėrfaqja e vrimės ėshtė me e madhe se 10 mm2.

     7.    Gjymtim

Kartėmonedha lek me gjatėsi te reduktuar me 6 mm apo me shume, ose gjerėsi tė reduktuar me 5 mm apo me shume janė tė papranueshme. Tė gjitha matjet lidhen me diferencat prej gjatėsive dhe gjerėsive nominale tė kartėmonedhave lek.

     8.    Riparim

Njė kartėmonedhė lek e riparuar krijohet duke bashkuar pjesė te kartėmonedhės (kartėmonedhave) sė bashku, p.sh. duke pėrdorur shirit ose ngjitės. Njė kartėmonedhė lek me shirit qe mbulon njė sipėrfaqe mė tė madhe se 10 mm me 40 mm dhe e cila ėshtė mė shumė se 50 µm e trashė ėshtė e papranueshme.

     9.    Zhubra

Kartėmonedhat lek te zhubrosura normalisht mund tė identifikohen nė qofte se niveli i tyre i reflektancės ose fortėsisė ėshtė reduktuar.

    10.  Butėsia

Kartėmonedhat lek me fortėsi strukturale tė reduktuar ndjeshėm veēohen si tė papranueshme. Duke qenė se butėsia normalisht ka lidhje me ndotjen, kartėmonedhat lek tė buta pėrgjithėsisht detektohen dhe pėrmes detektorėve tė papastėrtisė.

    11.  Palosje

Kartėmonedhat lek te palosura, pėr shkak te gjatėsisė ose gjerėsisė se reduktuar, mund tė detektohen nga sensore qė kontrollojnė pėr madhėsinė e kartėmonedhave lek. Gjithashtu, ato mund tė detektohen nga sensorė trashėsie. Megjithatė, pėr shkak tė kufizimeve teknike, vetėm palosje qė plotėsojnė kriteret e pėrcaktuara pėr gjymtimet, d.m.th. palosje qė ēojnė ne njė reduktim nė gjatėsi me shumė se 6 mm ose njė reduktim nė gjerėsi mė shumė se 5 mm, mund te identifikohen dhe janė te papranueshme.

    12.  Cep i palosur

Njė kartėmonedhe lek me njė cep te palosur me njė sipėrfaqe prej mė shumė se 130 mm2 dhe njė gjatėsi mė tė madhe se 10 mm nė anėn me tė shkurtėr ėshtė e papranueshme.

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.