.logoal_copy_1.
   
 

Treguesit e Shėndetit Financiar (FSI)

 

Nė fillim tė viteve 2000, Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) ndėrmori projektin e Treguesve tė Shėndetit Financiar (FSI) nė pėrgjigje tė krizave tė tregut financiar tė fundit tė viteve ’90. Kjo nismė ėshtė njė pėrpjekje pėr tė pėrcaktuar, me njė shkallė tė lartė konsistence, tregues makrofinanciarė pėr vlerėsimin e sistemeve financiare kombėtare nė shumė vende dhe pėr t’i vėnė ato nė dispozicion tė publikut.

Qėllimi kryesor i FSI-ve ėshtė tė kontribuojnė nė rritjen e transparencės sė sistemeve financiare, veēanėrisht nė tregjet dhe vendet nė zhvillim pėr tė cilat tė dhėna tė tilla kanė qenė praktikisht tė padisponueshme.

Pėrveē kėsaj, parandalimi i krizave pėrmirėsohet nėpėrmjet njė vlerėsimi tė rregullt tė gjendjes dhe rreziqeve bazuar nė kėta tregues. Kėrkesa pėr/dhe botimi i rregullt i FSI-ve qė pasoi nga vendet anėtare, zgjeruan mundėsitė e monitorimit tė vazhdueshėm tė stabilitetit financiar, si dhe mundėsinė e identifikimit tė zhvillimeve tė padėshirueshme qė nė faza tė hershme. Gjithashtu, FMN-ja i pėrdor kėta tregues edhe nė procesin e Konsultimit tė Artikullit IV dhe Programit tė Vlerėsimit tė Sektorit Financiar pėr tė vlerėsuar stabilitetin e sistemeve financiare nė vendet anėtare.

Kėta tregues ndahen nė dy pjesė: (i) “tregues kryesorė”, qė pėrfshijnė treguesit bazė tė sektorit bankar dhe janė tė detyrueshėm pėr vendet pjesėmarrėse nė hartimin dhe shpėrndarjen e kėsaj statistike; si dhe (ii) “tregues inkurajues”, qė pėrfshijnė pėrveē treguesve plotėsues shtesė pėr sektorin bankar, edhe tregues tė zgjedhur pėr institucione tė tjera financiare dhe jofinanciare, individėt, likuiditetin nė treg dhe tregun e pasurive tė paluajtshme.

Kontributi nė bazėn e tė dhėnave (FMN) tė treguesve tė shėndetit financiar ėshtė vullnetar. Megjithatė, nėse njė vend angazhohet tė japė informacion, ai detyrohet t’i pėrditėsojė rregullisht tė dhėnat dhe metadatat qė ofron. Nė varėsi tė disponueshmėrisė sė tė dhėnave, ēdo vend mund tė zgjedhė frekuencėn e raportimit. Njė prezantim i pėrgjithshėm mbi treguesit e shėndetit financiar gjendet nė faqen e internetit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (http://fsi.imf.org).

Banka e Shqipėrisė ėshtė pėrfshirė nė kėtė projekt tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe ofron tė plotė setin e treguesve kryesorė (12), si dhe mbulon nė masė tė konsiderueshme treguesit inkurajues tė lidhur me sistemin bankar (15 nga 28). Raportimi pranė FMN-sė bėhet me frekuencė mujore.
Treguesit FSI tė dėrguar pranė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, do tė publikohen rregullisht edhe nė faqen e internetit tė Bankės sė Shqipėrisė, sė bashku me njė pėrmbledhje metodologjike qė pėrmban devijimet bazė nga metodologjia e Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe dallimet kryesore ndaj treguesve tė ngjashėm tė pėrdorur nga Banka e Shqipėrisė. Tė dhėnat do tė pėrditėsohen jo mė vonė se 35 ditė pas fundit tė muajit.

Nuk mund tė pėrjashtohen tėrėsisht diferencat e pėrkohshme e tė pjesshme, midis vlerave tė treguesve tė stabilitetit financiar tė paraqitura nė faqen e internetit tė BSH-sė dhe vlerave tė paraqitura nė faqen e internetit tė FMN-sė, pasi ēdo pėrditėsim i FSI-ve (p.sh. pas njė auditimi) do tė publikohet nė faqen e internetit tė FMN-sė me njė vonesė tė lehtė.

Rezultatet pėr Shqipėrinė janė publikuar nė (http://data.imf.org/regular.aspx?key=61404590). Pėrveē kėsaj, do tė gjeni shėnime metodologjike pėr tė kuptuar mė mirė llogaritjen e treguesve pėr Shqipėrinė. Metadata tė mėtejshme pėr Shqipėrinė, si dhe gjetje dhe metadata pėr vendet e tjera janė nė dispozicion nė faqen e internetit tė FMN-sė.

 

Pėr mė shumė:

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.