.logoal_copy_1.
   
 

Edukimi ekonomik dhe financiar

Nė njė kohė kur komunikimi ka marrė njė rėndėsi tė veēantė dhe metodat pėr realizimin e tij janė nė ndryshim tė vazhdueshėm, aktiviteti i Bankės sė Shqipėrisė pėrditė e mė shumė po i pėrkushtohet edhe ēėshtjeve tė transparencės dhe edukimit financiar tė publikut. Duke vėnė nė qendėr tė vėmendjes ndėrtimin e urave tė komunikimit me tė gjitha grupet e interesit, Banka e Shqipėrisė synon tė krijojė njė mjedis tė pėrshtatshėm, qė t'i shėrbejė institucionit pėr rritjen e efektivitetit tė transmetimit nė ekonomi tė vendimeve tė politikės monetare.

Nisur nga e kaluara e vendit tonė, por edhe nga ritmet e vrullshme me tė cilat zhvillohen ekonomia dhe financat botėrore, Banka e Shqipėrisė ka parė tė arsyeshme tė ndėrmarrė disa nisma konkrete nė fushėn e edukimit ekonomiko-financiar pėr krijimin e njė kulture financiare nė shoqėrinė shqiptare. Njė kulturė e tillė ndihmon konsumatorėt, prodhuesit dhe investuesit tė marrin vendime tė goditura financiare dhe njėkohėsisht Bankėn Qendrore tė arrijė mė lehtė objektivin e saj pėr arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve.

Nė perceptimin tonė, rruga drejt njė shoqėrie tė edukuar mbi ekonominė e financat fillon nga shkolla, aty ku dhe formohet brezi i ri. Ėshtė kjo arsyeja qė Banka e Shqipėrisė ka investuar mė sė shumti nė kėtė drejtim. Pėr tė institucionalizuar programin edukues tė nxėnėsve dhe studentėve nė fushat e ekonomisė, financės dhe bankės, nė datėn 13 dhjetor 2007, nė ambientet e shkollės sė mesme tė pėrgjithshme "Qemal Stafa" tė Tiranės, u nėnshkrua njė Memorandum Bashkėpunimi midis Bankės sė Shqipėrisė dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, nė fushėn e edukimit tė publikut mbi ēėshtje tė ekonomisė nė pėrgjithėsi dhe tė Bankės Qendrore, nė veēanti.

 

Memorandum Bashkėpunimi

 

Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2015 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.