.logoal_copy_1.
   
 

Funksionet e Bankės sė Shqipėrisė

 

Nė cilėsinė e autoritetit monetar e mbikėqyrės tė vendit, Banka e Shqipėrisė, pėr tė arritur objektivin kryesor tė saj, kryen edhe njė sėrė funksionesh mbėshtetėse tė cilat janė:

 

  • Emetimi i parasė. Banka e Shqipėrisė ka tė drejtėn ekskluzive pėr emetimin e kartėmonedhės dhe tė monedhės kombėtare me kurs ligjor dhe furnizimin e rregullt tė ekonomisė me para brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė.  
  • Politika monetare. Banka e Shqipėrisė harton, miraton dhe zbaton politikėn monetare tė vendit, pėr realizimin e objektivave tė sė cilės ajo pėrdor instrumentet e duhura monetare.
  • Stabiliteti financiar. Banka e Shqipėrisė ka pėrgjegjėsinė tė garantojė qė sistemi bankar nė veēanti dhe ai financiar nė pėrgjithėsi, tė jetė i qėndrueshėm dhe eficient.
  • Kėmbimi valutor. Banka e Shqipėrisė ėshtė pėrgjegjėse pėr hartimin, miratimin dhe zbatimin e regjimit tė kėmbimit valutor, si dhe tė politikės sė kursit tė kėmbimit nė Republikėn e Shqipėrisė. 
  • Mbikėqyrja. Banka e Shqipėrisė ka tė drejtėn ekskluzive tė licencojė ose revokojė licencėn pėr ushtrimin e veprimtarisė bankare, si dhe  rregullon e mbikėqyr bankat tregtare qė zhvillojnė aktivitet nė Shqipėri. 
  • Rezerva valutore. Banka e Shqipėrisė mban dhe administron rezervat valutore tė Republikės sė Shqipėrisė.  
  • Agjent fiskal dhe kėshilltar i qeverisė. Njė tjetėr funksion i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė qė tė veprojė nė cilėsinė e bankierit, tė kėshilltarit dhe tė agjentit fiskal pėr Qeverinė e Republikės sė Shqipėrisė.
  • Sistemet e pagesave. Njė nga detyrat kryesore tė Bankės sė Shqipėrisė ėshtė tė nxisė dhe tė garantojė funksionimin normal tė sistemit kombėtar tė pagesave. 

 

 

.bsh.   

Banka e Shqipėrisė: Roli dhe funksionet

Cilat janė funksionet kryesore tė Bankės sė Shqipėrisė? Si e realizon ajo objektivin e stabilitetit tė ēmimeve dhe si kontribuon me politikat e saj, nė zhvillimin ekonomik dhe nė mirėqenien e vendit? Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve, por edhe mė shumė, do t’i mėsoni nė filmin e shkurtėr "Banka e Shqipėrisė: Roli dhe funksionet”. 

Dokumente strategjike:

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.