.logoal_copy_1.
   
 

Historik i shkurtėr i bankės qendrore nė Shqipėri


Pas shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar mė 28 Nėntor 1912, njė nga kujdeset parėsore tė qeverisė shqiptare tė kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora ishte mėkėmbja e njė banke emetimi dhe krediti nė Shqipėri, e cila ta zhvillonte veprimtarinė e saj nė pėrputhje me normat e bankave kombėtare tė shteteve evropiane. Ismail Qemali e konceptonte Bankėn Kombėtare si njė institucion financiar, i cili duhej tė synonte nė radhė tė parė zhvillimin ekonomik tė vendit, kurse fitimin duhej ta realizonte nėpėrmjet zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit tė shtetit tė pavarur shqiptar. Jo mė kot, bankėn kombėtare ai e ka cilėsuar si “...e dyta fitore pas lirisė”.

   .akti_i_koncesise_2_6473_0.

 
.ismail qemali marubi - copy.    

Nė 4 tetor tė vitit 1913, Qeveria e Ismail Qemalit nėnshkroi me pėrfaqėsuesit e dy prej grupeve financiare mė nė zė tė kohės, Wienner Bank Verein dhe Banca Commerciale Italiana, koncesionin e parė pėr krijimin e Bankės Kombėtore tė Shqypėniės. Nė Shqipėrinė e trazuar tė atij fillimshekulli, por edhe pėr shkak tė tronditjeve qė do tė vinin shumė shpejt me shpėrthimin e Luftės I Botėrore, Banka Kombėtare e Shqipėrisė nuk mundi tė zhvillojė aktivitet.


Pas ripohimit me akte ndėrkombėtare tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1921, u bėnė diskutime tė shumta pėr ngritjen sėrish tė njė banke kombėtare, ēka u bė realitet me marrėveshjen e pėrfunduar nga Mufid Libohova nė emėr tė Qeverisė Shqiptare dhe Mario Albertit nė emėr tė njė grupi financiar italian. Qendra administrative e Bankės Kombėtare tė Shqipnis do tė ishte qyteti i Durrėsit, ndėrsa Komiteti Administrativ do ta kishte qendrėn nė Romė.

Banka Kombėtare e Shqipnis u themelua mė 2 shtator 1925 dhe nė shkurt tė vitit 1926 i dha vendit monedhėn e parė kombėtare shqiptare, “frangun ar”, me nėnfishat e tij, “lekė”. Qė prej themelimit, Banka Kombėtare e Shqipnis adaptoi njė sistem monetar tė standardit tė arit, i cili vepronte nė mjaft vende nė atė periudhė. Sipas konventės sė themelimit, Banka ishte e detyruar tė mbante njė rezervė metalesh tė ēmuara baras me njė tė tretėn e bankėnotave tė vėna nė qarkullim. Duke mos qenė vetėm njė bankė emisioni, ajo e shtriu veprimtarinė edhe nė lėmin e kreditit, ku gjatė njė periudhe 10-vjeēare veproi nė kushte monopoli, ndėrsa nga viti 1938 e gjendur nė njė konkurrencė tė fortė me degėn nė Shqipėri tė Bankės sė Napolit dhe me Bankėn Kombėtare tė Punės, rriti shumė kreditimin dhe mbajti pozita sunduese nė tregun shqiptar.

   

 

.bank e durresit 1938_copy_1.

.monedhat-foto_copy_1.

 

.foto-5.

.foto-4.

.foto-7.

  

Pushteti qė doli nga Lufta Nacional-Ēlirimtare nė nėntor 1944, nisi menjėherė procesin e shtetėzimit. Mė 13 janar 1945 u miratua ligji mbi anulimin e konvencionit tė Bankės Kombėtare tė Shqipnis dhe tė aksioneve tė saj. Po nė kėtė datė u miratua edhe ligji organik i Bankės sė Shtetit Shqiptar. Kjo bankė u krijua si njė institucion i rėndėsishėm i sistemit financiar tė Shtetit Shqiptar.

Gjatė vitit 1945, Banka e Shtetit Shqiptar nisi ta zhvillojė veprimtarinė e saj nė lėmin e emetimit tė monedhės dhe tė kreditit. Me Dekretligjin nr. 445, datė 07.07.1947 "Mbi heqjen nga qarkullimi tė bankėnotave tė quajtura franga dhe emetimin e njė emisioni tė ri", njėsia bazė monetare, nė vend tė Frangut, u caktua Leku.

Qė nga shkurti i vitit 1946 e deri nė fund tė vitit 1990, Banka e Shtetit mbėshteti procesin e zhvillimit tė ekonomisė socialiste. Gjatė kėsaj periudhe, nė Shqipėri kanė vepruar njė numėr i kufizuar bankash. Karakteristika kryesore e kohės mbetet centralizimi i skajshėm i kėtij sistemi nė duart e shtetit. Banka e Shtetit Shqiptar, si bankė qendrore ishte qendėr e emisionit tė monedhės. Ajo grumbullonte mjetet pėrkohėsisht tė lira dhe u jepte ndėrmarrjeve, kooperativave bujqėsore dhe personave tė veēantė kredi afatshkurtra dhe afatgjata, kryente shėrbimin e arkės unike, mbante llogaritė e tė ardhurave dhe tė shpenzimeve, ruante fondet nė valutė tė shtetit, kryente veprimet ekonomike e financiare tė shtetit me vendet e tjera, si dhe me bankat e huaja.


Me fillimin e viteve ‘90, ndėrrimi i sistemit politik nė Shqipėri solli ndryshime thelbėsore edhe pėr sistemin bankar. Tiparet kryesore tė kėtij ndryshimi ishin: ndarja e funksioneve tė bankės qendrore nga funksionet e bankave tė nivelit tė dytė (bankat tregtare), rritja e numrit tė bankave, shtrirja e veprimtarisė sė tyre tė kreditit nė disa degė tė ekonomisė shqiptare, si dhe hyrja e kapitalit tė huaj nė tregun bankar.

Nė cilėsinė e autoritetit monetar e mbikėqyrės tė vendit, Banka e Shqipėrisė, e cila u krijua me miratimin e ligjit nr. 7559 “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”, datė 22 prill 1992, gėzon funksione tė mirėfillta tė njė banke qendrore klasike, me objektivin kryesor qė tė garantojė arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve dhe eficiencėn e sistemit financiar.

   .banka nga lart.

 

Informacion mė i gjerė

Dokumente strategjike

Pėr mė shumė ...

 

Copyright © 2004-2016 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.