.logoal_copy_1.
   
 

Historiku i Mbikqyrjes Bankare nė Shqipėri

Pak histori pėr mbikėqyrjen bankare

Miratimi i ligjit "Pėr Bankėn e Shqipėrisė" dhe ligjit "Pėr sistemin bankar nė Republikėn e Shqipėrisė" nė prill tė vitit 1992, i njohu Bankės sė Shqipėrisė funksionin e mbikėqyrjes bankare. Kjo periudhė shėnon edhe krijimin e Departamentit tė Mbikėqyrjes Bankare, pėr kryerjen e funksioneve tė mbikėqyrjes sė bankave tė nivelit tė dytė, tė orientuara tashmė nė ekonominė e tregut, si dhe pėrgatitjen e sistemit rregullator tė mbikėqyrjes bankare.

Gjatė vitit 1992, qė konsiderohet viti i fillimit tė mbikėqyrjes bankare, si funksionet ashtu edhe veprimtaria e Departamentit tė Mbikėqyrjes kanė qenė nė fazėn e organizimit dhe tė krijimit tė bazės rregullative, nė zbatim tė ligjit.

Vitet 1993 dhe 1994 janė periudhat nė tė cilat janė hartuar rregulloret e para tė mbikėqyrjes bankare dhe janė vendosur normat e mbikėqyrjes bankare pėr bankat shtetėrore, qė trajtonin problemet e bankave me kapital shtetėror. Nė mbėshtetje tė kėrkesave tė ligjit "Pėr sistemin bankar nė Republikėn e Shqiperisė"; tė parimeve tė pėrcaktuara nga Komiteti i Baselit pėr mbikėqyrjen bankare si dhe tė eksperiencės sė vendeve tė tjera, u hartua dhe u miratua rregullorja "Mbi kėrkesat qė duhen plotėsuar pėr tė marrė licencė pėr tė vepruar si bankė nė Republikėn e Shqipėrisė".

Gjatė vitit 1994 u bė organizimi i Departamentit tė Mbikėqyrjes dhe ndarja e tij nė tre sektorė :

· Sektori i Metodologjisė dhe Licencimit;

· Sektori i Informacionit dhe Analizės;

· Sektori i Inspektimeve nė Vend.

Gjatė vitit 1995, puna u pėrqėndrua kryesisht nė kontrollin e zbatimit tė rregulloreve tė mbikėqyrjes bankare, nė plotėsimin e mėtejshėm tė kuadrit rregullativ dhe nė rishikimin e rregulloreve ekzistuese, me qėllim zbatimin e standardeve ndėrkombėtare tė mbikėqyrjes bankare, tė pėrcaktuara nga Komiteti i Bazelit.

Gjatė viteve 1995-1996, sistemi bankar ndryshoi pėrbėrjen e tij, duke u shtuar me banka tė pėrbashkėta, degė tė bankave tė huaja dhe banka tė reja private, tė vendosura nė Shqipėri. Zgjerimi i sistemit bankar me banka private, solli ndryshime nė llojshmėrinė e operacioneve dhe tė shėrbimeve bankare.

Dėshtimi i bankave shtetėrore, nė rolin e ndėrmjetėsit, nė njė ekonomi tregu bėri tė domosdoshėm privatizimin e tyre, proces i cili filloi gjatė vitit 1997 dhe vazhdon akoma.

Kjo periudhė u shoqėrua edhe me krizėn financiare tė vitit 1997 e cila pati efektet e veta nė sistemin bankar nė tėrėsi dhe sidomos nė bankat shtetėrore. Vlen tė theksohet se, pavarėsisht nga situata e rėnduar nė tėrė vendin, sistemi bankar shqiptar vazhdoi tė tėrhiqte interesin e investitorėve tė huaj. Kėtė e dėshmon fakti, qė gjatė kėtij viti, dy banka tė reja filluan aktivitetin e tyre, dhe njė bankė mori licencėn paraprake.

Nė kuadrin e ristrukturimit tė bankave me kapital shtetėror, viti 1997 shėnon edhe mbylljen e aktivitetit tė Bankės Tregtare Agrare, si pasojė e dėshtimit tė procesit tė privatizimit tė saj. Procesi i mbylljes sė aktivitetit tė kėsaj banke u krye nga Ministria e Financave dhe u mbikėqyr nė mėnyrė tė kujdesshme nga Banka e Shqipėrisė, nė mėnyrė qė tė evitoheshin, sa mė shumė tė ishte e mundur, problemet qė mund tė lindnin me depozituesit dhe me klientėt e saj.

Viti 1998, mund tė cilėsohet si viti, gjatė tė cilit janė bėrė hapa cilėsor si nė pėrmirėsimin e kuadrit rregullator tė mbikėqyrjes bankare ashtu edhe tė inspektimit tė bankave dhe tė degėve tė bankave tė huaja. Kjo u diktua nga ndryshimet nė sistemin bankar, qė konsistuan nė hyrjen nė treg tė bankave dhe degėve tė bankave, me veēori specifike pėr nga natyra e pronėsisė dhe e aktiviteteve qė ato ushtrojnė, dhe nė veēanti, nga Parimet Bazė pėr njė Mbikėqyrje Efektive Bankare, qė Komiteti i Bazelit, publikoi nė shtator tė vitit 1997.

Aktualisht Banka e Shqipėrisė operon nė pėrputhje me ligjin nr. 8269, datė 23.12.1997 "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", sipas tė cilit Banka e Shqipėrisė ėshtė autoriteti i vetėm pėrgjegjės pėr dhėnien e licencave dhe mbikėqyrjen e tė gjitha bankave nė Republikėn e Shqipėrisė , si dhe tė ligjit nr. 8365, datė 20.7.1998 "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė".
Kėto dy ligje, rregullojnė sektorin bankar nė Shqipėri nė kėto drejtime:

1. Pėrcaktimin e kushteve dhe tė kėrkesave pėr krijimin e bankave dhe tė degėve tė bankave tė huaja, me qėllim krijimin e njė sistemi bankar efektiv.
2. Pėrcaktimin e operacioneve bankare.
3. Mbikėqyrjen e sistemit bankar.
4. Pėrcaktimin e rregullave nė lidhje me kujdestarinė dhe me likuidimin e bankave.

Pėrbėrja e sistemit bankar gjatė vitit 1998 ishte mė komplekse, nga pikėpamja e pronėsisė sė bankave, e aktiviteteve dhe e shėrbimeve qė ato ofrojnė, e madhėsisė, e rrjetit tė tyre e tė tjera. Gjatė vitit 1998, kanė ushtruar aktivitetin e tyre bankar 10 banka, prej tė cilave 2 me kapital shtetėror, 2 me kapital tė pėrbashkėt, 4 banka private dhe 2 degė tė bankave tė huaja.
Megjithė, ndryshimet e pėrmendura, influenca e bankave shtetėrore mbetet ende e lartė.

Procesi i privatizimit tė dy bankave shtetėrore vazhdon me synimin qė, pėr Bankėn Kombėtare Tregtare tė pėrfundojė brenda vitit 1999 dhe pėr Bankėn e Kursimeve brenda vitit 2000. Kėtij qėllimi i shėrbeu vendosja e tė dyja bankave, Bankės Kombėtare Tregtare dhe Bankės sė Kursimeve, nėn administrimin e konsulentėve tė huaj, nė mėnyrė qė tė ruhet vlera e aktiveve tė tyre, tė pėrmirėsohet veprimtaria si dhe tė pėrgatiten pėr procesin e privatizimit.

Banka e Shqipėrisė po luan rolin e kėshilltarit dhe tė mbikėqyrėsit tė procesit tė privatizimit dhe tė likuidimit tė bankave shtetėrore, duke zbatuar njė politikė tė shtrėnguar nė lidhje me huadhėnien e tyre.

Ndėrkohė, Banka e Shqipėrisė, nėpėrmjet zbatimit rigoroz tė kėrkesave tė licencimit tė bankave tė reja, synon krijimin e njė sistemi bankar tė bazuar nė banka private tė krijuara mbi baza tė shėndosha.
Bankat e nivelit tė dytė nė fund tė vitit 1998 ishin :

1. Banka Kombėtare Tregtare (bankė shtetėrore)
2. Banka e Kursimeve (bankė shtetėrore)
3. Banka Italo-Shqiptare ( bankė e pėrbashkėt shqiptare e huaj)
4. Banka Arabo-Shqiptare Islamike ( bankė e pėrbashkėt shqiptare e huaj)
5. Banka Dardania ( bankė private)
6. Dega e Bankės Kombėtare Greke (degė e bankės sė huaj)
7. Banka Tirana ( bankė private)
8. Banka Tregtare Ndėrkombėtare ( bankė private)
9. Dega e Bankės Aplha Credit (degė e bankės sė huaj)
10.Banka Amerikane e Shqipėrisė ( bankė private)

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.