.logoal_copy_1.
   
 

Jetėshkrimi

Z. Gent SEJKO

.governor sejko .

Nga muaji shkurt 2015, z. Gent Sejko ėshtė Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė  dhe njėkohėsisht  Kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės tė saj. Ai u zgjodh nė kėtė pozicion nga Kuvendi i Shqipėrisė nė datėn 5 shkurt 2015, bazuar nė Dekretin e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė.

Z. Sejko ka mbaruar studimet nė vitin 1991 pranė Universitetit tė Tiranės, Fakulteti i Ekonomisė, i diplomuar si ekonomist industrie. Nė vitin 1997, kreu studimet pasuniversitare dhe zotėron diplomėn Master nė Kontabilitet Ndėrkombėtar dhe Menaxhim Financiar (MAcc), nga Universiteti i Glasgow-t, Skoci, ku ka mbrojtur temėn e disertacionit: “Roli i bankave dhe privatizimi i bankave nė ekonomitė nė tranzicion”.

Zoti Sejko e ka filluar karrierėn bankare nė vitin 1992 pranė Bankės Kombėtare Tregtare si Pėrgjegjės i Sektorit tė Kredisė. Mė pas, ka punuar pranė Bankės sė Shqipėrisė si inspektor mbikėqyrjeje nė Departamentin e Mbikėqyrjes, pozicion tė cilin e ka mbajtur deri nė vitin 1998, me shkėputje pėr studimet pasuniversitare.

Nė periudhėn 1998 - 2000, z. Sejko ka punuar pranė firmės Deloitte & Touche, si auditor i lartė dhe konsulent, me detyrėn e pėrgjegjėsit pėr menaxhimin e procesit tė auditimit.

Nė periudhėn 2001 – 2002, ai ka punuar pranė Bankės Amerikane tė Shqipėrisė si Drejtor i Divizionit tė Auditimit tė Brendshėm dhe Pėrputhshmėrisė, si dhe ėshtė angazhuar pėr hapjen e degėve tė kėsaj banke.

Nė periudhėn 2002 - 2004, zoti Sejko ėshtė rikthyer pranė Bankės sė Shqipėrisė nė pozicionin e Pėrgjegjėsit tė Sektorit tė Ekzaminimeve nė Vend, nė Departamentin e Mbikėqyrjes.

Nė periudhėn 2004 – 2010, ai ka mbajtur pozicione tė ndryshme drejtuese pranė Bankės Raiffeisen si Drejtor i Divizionit tė Auditimit tė Brendshėm, Pėrputhshmėrisė dhe Marrėdhėnieve me Qeverinė, Drejtor i Pėrgjithshėm i Raiffeisen Leasing sh.a., Drejtor i Divizionit tė Korporatave Raiffeisen Bank; dhe ndėr tė tjera ka shėrbyer edhe si anėtar i Komitetit tė Kreditit tė Bankės, anėtar i Komitetit tė Menaxhimit tė Aktiv-Pasiveve, Anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Raiffeisen Leasing dhe anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Fondit tė Pensioneve.

Ndėrsa, nė periudhėn korrik 2010 – shkurt 2015, z. Sejko ka qenė Zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm dhe Drejtor i Divizionit Retail dhe Rrjetit tė Degėve, pranė Bankės Societe Generale Albania, si dhe anėtar i Komitetit tė Menaxhimit tė aktiv-pasiveve, anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė SG Leasing dhe anėtar i Komitetit tė Kreditit tė Bankės.

Z. Sejko zotėron gjuhėt anglisht dhe italisht.

Kėshilli Mbikėqyrės:
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.