.logoal_copy_1.
   
 

Kartėmonedhat e Krahinės Autonome tė Korēės

Nė 25 janar 1917 administrata shqiptare e Krahinės Autonome tė Korēės, pėr tė pėrmbushur nevojat qė kishte tregu emetoi (nė bazė tė vendimit tė Kėshilli i Republikės Autonome tė Korēės, janar 1917) kartėmonedhat e saj shqiptare. Ato do tė zėvendėsonin monedhat e huaja, nė mėnyrė tė veēantė dhrahmitė greke, tė cilat i kishte prurė me vete administrata e mėparshme helene. Nė mungesė tė bankės, monedhat u shtypėn nga Drejtoria e Financave nė Korēė, njė nga departamentet kryesore tė administratės sė “krahinės autonome”.

Kartėmonedha u quajt frang, emėr ky qė pėrputhej edhe me atė tė frangut francez, monedha bazė e Republikės sė Francės. Pėr frangun e saj, administrata autonome pėr mbulesė kishte jo rezerva ari, por tė ardhurat financiare qė vinin nga taksat direkte dhe indirekte, nga pullat postare, nga lejet e zejeve etj. Emetimi i parė u shtyp mė 17 mars 1917 nė shtypshkronjėn e Arqimidh Evangjelit tė Korēės. Prerja me vlerė 1 Frangė kishte nė njėrėn anė legjendėn “Shqipėriė Vetqeveritare” sė bashku me shqiponjėn me dy krerė, kurse nė anėn tjetėr dekoracione dhe vlerėn 1 Frangė dhe nė frėngjisht “Un franc”. Nga kjo prerje u shtypėn 15 mijė kartėmonedha. Tė njėjtėn pamje kishte dhe prerja prej gjysmė frangu, nga e cila u shtypėn 10 mijė kartėmonedha. Edhe pėr kėtė emetim u vunė nė qarkullim 10 mijė copė pėr secilėn prerje. Emetimi i tretė, gjithashtu me 2 prerje, i datės 10 tetor 1917, ndryshonte nga dy emetimet e para pėr shkak tė ndryshimit tė statusit tė krahinės. Monedha mban legjendėn “Republika Shqiptare”, kurse simbolet dhe dekoracionet janė po ato tė dy emetimeve tė para. Nga ky emetim u vunė nė qarkullim pėr prerjen 1 Frangė 5000 kartėmonedha dhe pėr prerjet gjysmė Frangu 9000 kartėmonedha.

        .themistokli-gėrmenji.

Nė vitin 1918 pati 4 emetime (shkurt, nėntor, 1 dhjetor dhe 10 dhjetor), por tashmė me tjetėr legjendė. Kartėmonedha nuk emėrtohej as “Shqipėriė Vetėqeveritare”, as ”Republika Shqiptare”, por thjesht “Korēa”. Kjo pėr arsye se autoritetet ushtarake franceze e abroguan marrėveshjen e 10 dhjetorit 1916, e cila i njihte krahinės sė Korēės statusin e autonomisė. Korēa kishte tashmė vetėm njė administratė lokale, nėn autoritetin ushtarak francez. Kartėmonedha e re nuk e kishte mė shqiponjėn me dy krerė. Tė dy prerjet kishin nga njėra anė panoramėn e qytetit me njė kishė, njė xhami dhe njė teqe dhe emrin Korēa, ndėrsa nė anėn tjetėr dekoracione.

.1918.12.1-korce_0009.

.1918.12.1-korce_0008.

.1918.12.1-korce_0006.

.1918.12.1-korce_0005.

.1917.3.1_korce_1-fr_b.

.1917.3.1_korce_1-fr_a.

.1917.3.1_korce_0.5-fr_var-light-blue-ser-n-light-typography-colour_b.

.1917.3.1_korce_0.5-fr_var-light-blue-ser-n-light-typography-colour_a.

 

* Lart, kolazh me prerjet 1/2 dhe 1 Frang, si edhe foto e Themistokli Gėrmenjit me ushtarakė francezė tė Krahinės autonome tė Korēės. Marrė nga fondi fotografik i Drejtosisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave.
Poshtė, kartėmonedha Frang, emetuar nga Drejtoria e Financave tė Krahinės Autonome tė Korēės, nė vitet 1917-1918.

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.