.logoal_copy_1.
   
 

Kartėmonedhat krahinore   

Me shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare mė 1912, vendi vazhdoi tė ndiqte sistemin monetar tė Perandorisė Osmane, i adoptuar qė prej vitit 1844. Monedha bazė e qarkullimit mbeti Lira Osmane Ari, e cila vlerėsohej me 100 grosh argjend. Kjo erdhi si pasojė natyrale e fondeve monetare qė ruheshin nė qarkullim pas shpalljes sė Pavarsisė dhe depozitave tė zotėruara prej popullit. Zhvillimet politike dhe ekonomike gjatė Luftės I Parė Botėrore dhe okupacioneve tė huaja, u bėnė pėrcaktuese pėr qarkullimin edhe tė monedhave tė tjera. Pėrshkrimit tė situatės tė qarkullimit monetar tė Shqipėrisė sė viteve 1912-1926 do t’i pėrshtatej mė sė miri krahasimi metaforik biblik i kullės sė Babelit. Krahas monedhave osmane tė arit dhe argjendit, koha e qarkullimit ligjor tė tė cilave paramendohej tė zgjaste deri me emetimin e monedhės kombėtare, nė Shqipėri kanė qarkulluar lirisht tė gjitha monedhat e arit dhe kartėmonedhat amerikane, franceze, italiane dhe greke.

Po ashtu edhe tė gjitha monedhat metalike prej argjendi, tė cilat, para Luftės I Botėrore, kishin vlerė monetare prej 5, 2, 1 dhe ½ franga ari tė shteteve tė ndryshme tė huaja. Nė gjuhėn popullore, kėto monedha u njohėn si “Korona Sermi” dhe ndonėse ishin tė zhvlerėsuara prej vlerės monetare pėrkatese, ushqenin njė besim tė patundur nė popull. Si rrjedhojė e mungeses sė njė kursi bazė kėmbimi, e gjithė kjo babiloni monedhash regjistrohej zyrtarisht nė tė ardhurat dhe shpenzimet e shtetit. Nė vitin 1920, me fillimin e organizimit te brendshėm tė Shtetit Shqiptar dhe pėrpunimin e elementeve kryesore tė kushtetutės, e cila projektonte institucione tė pavarura prej ndėrhyrjes sė huaj, u ndėrmorėn masat e para pėr rregullimin e situatės monetare tė vendit. Me vendimin e Kėshillit te Ministrave nr. 273, datė 6 maj 1920, u vendos pėr herė tė parė nxjerrja e tė ardhurave shtetėrore nė bazėn e frangut ar.

Njė tjetėr vėshtirėsi jo e vogėl ishte mungesa e monedhės divizionare, e cila, nė vitet 1920-1921, kushtėzoi shtypjen e tė ashtuquajturave kartemonedha regjonale, kartemonedha tė shtypura dhe tė garantuara prej bashkive tė disa qyteteve tė vendit. Ato kishin vlerė tė ulėt dhe shėrbyen kryesisht pėr pėrballimin e shkėmbimit lokal, vetėm brenda juridiksionit pėrkatės tė tyre. Kjo masė e bashkive nuk u zyrtarizua deri mė 1923, kur Qeveria, me njė ligj tė datės 16.1.1923, pėrcaktoi nxjerrjen e kartėmonedhės krahinore deri nė 80.000 franga ari.

.1920-1921_0003.

.1920-1921_0014_copy_1.

.1920-1921_0047.

.1920-1921_0045.

.1920-1921_0021.

.1920-1921_0036.

 

* Kolazh me kartėmonedha krahinore, emetuar prej Bashkive tė qyteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė vitet 1921-1926.


 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.