.logoal_copy_1.
   
 

Kolana juridike dhe rregullative

Kolana e botimeve juridike pėrbėhet nga botime tė ligjeve dhe tė akteve nėnligjore qė rregullojnė veprimtarinė e Bankės sė Shqipėrisė, tė sistemit bankar e mė gjerė. Me shpjegimet dhe trajtimet e tyre, ato janė tė dobishme pėr Bankėn e Shqipėrisė, pėr administratėn publike, pėr bankat tregtare, pėr zyrat e kėmbimit valutor, pėr institucione tė ndryshme financiare e individė tė lidhur me sistemin bankar ose jo.

 

Ligj nr. 9662, datė 18.12.2006 "Pėr Bankat nė Republikėn e Shqipėrisė"
Ligji per bankat.jpg

Botim nė shqip i ligjit nr. 9662, datė 18.12.2006 "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė", i cili shfuqizoi ligjin ekzistues "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė", nr. 8365, datė 02.07.1998. Ligji i ri, i cili hyri nė fuqi mė 1 qershor 2007, synon modernizimin e legjislacionit bankar nė Shqipėri me qėllim harmonizmin e tij mė tė drejtėn komunitare, me direktivat kodifikuese tė Bashkimit Europian nė fushėn e tė drejtės bankare, si dhe me Parimet Thelbėsore tė Bazelit. Ai merr nė konsideratė edhe detyrimet e Shqipėrisė qė rrjedhin nga Marrėveshja e Stabilizim Asociimit fushėn e shėrbimeve financiare, nė pėrgjithėsi dhe atyre bankare, nė veēanti.


Legjislacioni bankar shqiptar
foto_legjislacioni.jpg

Botim nė shqip dhe anglisht i dy ligjeve kryesore mbi tė cilat mbėshtetet sistemi bankar shqiptar, ligjit "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", nr. 8269, datė 23.12.1997 dhe ligjit "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė", nr. 8365, datė 02.07.1998. Tė parit i janė bėrė amendamente tė mėtejshme, tė cilat pasqyrohen nė botimin "Komentari i ligjit "Pėr Bankėn e Shqipėrisė" dhe amendamentet e bėra atij".


Komentari i ligjit "Pėr Bankėn e Shqipėrisė"
foto_komentarBSH.jpg

Nėpėrmjet trajtimeve e komenteve tė hollėsishme tė dispozitave tė ligjit "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", ky botim synon tė shmangė vėshtirėsitė nė interpretim, lidhur me funksionet kryesore tė Bankės sė Shqipėrisė dhe politikat e saj, me marrėdhėniet bankat e tjera e me shtetin shqiptar, me ēėshtje tė organizimit e tė drejtimit tė saj etj..


Libri i Ligjeve dhe Rregulloreve, Vėllimi I
foto_Libri_1.jpg

Ky publikim, i pari i kėsaj natyre, ėshtė njė pėrmbledhje e ligjeve dhe akteve rregullative tė cilat kanė lidhje me fushėn e veprimit tė Bankės sė Shqipėrisė. Nė tė pėrfshihen veē dy ligjeve kryesore qė rregullojnė veprimtarinė e Bankės sė Shqipėrisė dhe tė sistemit bankar, edhe aktet qė kanė tė bėjnė me organizimin e brendshėm tė Bankės, si statuti, kushtet e pėrgjithshme tė punės dhe rregullat procedurale, si dhe paketa e licencimit subjekteve bankare, jobankare e zyrave tė kėmbimit valutor.


Libri i Ligjeve dhe Rregulloreve, Vėllimi II
foto_Libri2.jpg

Nė ndryshim nga i pari, Vėllimi II pėrmbledh rregulloret e mbikėqyrjes qė miraton Banka e Shqipėrisė nė cilėsinė e autoritetit rregullator e mbikėqyrės tė sistemit bankar. Ky publikim ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė pėr faktin se rreth 27 rregulloret e pėrfshira nė tė, janė tė detyrueshme pėr zbatim nga tė gjitha subjektet e licencuara nga Banka e Shqipėrisė.

 

 

Pėr mė shumė:

 

Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

 

Ju mund tė regjistroheni nė listėn elektronike

Banka e Shqipėrisė ofron shėrbimin e regjistrimit online, i cili ju njofton nė adresėn tuaj elektronike sa herė qė kjo rubrikė pėrditėsohet. Klikoni nė linkun e mėposhtėm pėr tė kryer regjistrimin, apo pėr tė ndryshuar ose anuluar regjistrimin.
Regjistrohu

Nėse dėshironi kopje tė kėtij botimi ose tė botimeve tė mėparshėm, jeni tė lutur tė kontaktoni  Zyrėn e Botimeve dhe Edukimit:

Tel. (355 4) 2419303, ext. 2270.
Faks (355 4) 2419408
E -mail: public@bankofalbania.org

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.