.logoal_copy_1.
   
 

 KONFERENCA VJETORE E BANKĖS SĖ SHQIPĖRISŹ

“Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”

Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve pėr Evropėn Juglindore tė Universitetit tė Oksfordit, zhvilloi punimet e konferencės sė saj vjetore me temė: “Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”.

Konferenca u organizua nėn kujdesin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, me pjesėmarrjen e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Sh.T.Z. Ilir Meta, Ministrit tė Financave dhe tė Ekonomisė, z. Arben Ahmetaj, pėrfaqėsuesve tė kabinetit qeveritar dhe deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Tė pranishėm ishin gjithashtu pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, pėrfaqėsues tė institucioneve financiare ndėrkombėtare, rretheve akademike nė vend, pėrfaqėsues tė sistemit bankar e financiar, pėrfaqėsues tė medias, si dhe stafi i Bankės sė Shqipėrisė.

Gjatė punimeve tė konferencės, pjesėmarrėsit diskutuan pėr zhvillimin e tregjeve financiare dhe rolin e tyre nė pėrēimin e efekteve tė politikės monetare, si dhe zbutjen e goditjeve financiare dhe pasigurive makroekonomike. Nga diskutimet u arrit nė pėrfundimin se politika monetare gjen mbėshtetje nė instrumentet e tjera financiare, duke pėrfituar nga zhvillimi i mėtejshėm i institucioneve financiare, zhvillim i cili, sė bashku me pėrdorimin e instrumenteve financiare, ndikon drejtpėrdrejt nė pėrēimin e efekteve tė saj. Kjo nėnkupton se politika monetare dhe zhvillimi i tregjeve financiare janė mjaft tė rėndėsishme pėr ecurinė dhe nxitjen e mėtejshme tė ekonomisė dhe pėr vazhdimin e mėtejshėm tė reformave dhe politikave tė ndėrmarra.

 

    Informacion

Njoftime

 

 

 

Konferenca  vjetore  e  forume:

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.