.logoal_copy_1.
   
 

Konferencat e organizuara nga Banka e Shqipėrisė

 

Banka e Shqipėrisė duke filluar qė nga nėntori i vitit 2000 organizon ēdo vit konferencėn shkencore tė saj, njė forum ku ekspertė, akdemikė, vendimarrės etj., vendas dhe tė huaj, kėmbejnė pikėpamjet, hedhin ide, sjellin eksperienca tė ndryshme etj.

Konferenca vjetore tė Bankės sė Shqipėrisė me temė: “Harmonizimi i politikės monetare me stabilitetin financiar – objektivat, pėrgjigjet dhe ndėrveprimi mes tyre nė periudha pasigurie”

Nė datėn 27 tetor 2016, Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve tė Evropės Juglindore tė Universitetit tė Oksfordit, zhvillon konferencėn e saj vjetore me temė: Harmonizimi i politikės monetare me stabilitetin financiar – objektivat, pėrgjigjet dhe ndėrveprimi mes tyre nė periudha pasigurie”.

Nė kėtė konferencė ishin tė pranishėm Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, z. Edi Rama, pėrfaqėsues tė Kabinetit qeveritar dhe deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Tė pranishėm ishin gjithashtu guvernatorė, zėvendėsguvernatorė, anėtarė tė bordeve drejtuese dhe pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, pėrfaqėsues tė institucioneve financiare ndėrkombėtare si Fondi Monetar Ndėrkombėtar e Banka Botėrore, rrethe akademike nė vend, pėrfaqėsues tė sistemit bankar e financiar, pėrfaqėsues tė medias, si dhe stafi i Bankės sė Shqipėrisė. Kjo konferencė realizohet nė kuadėr tė marrėveshjes sė bashkėpunimit qė Banka e Shqipėrisė ka nėnshkruar me Universitetin e Oksfordit.

Konferenca vjetore e Bankės sė Shqipėrisė me temė: “A i ndryshojnė krizat themelet ekonomike nė vendet e Evropės Juglindore?” 

Nė datėn 30 tetor 2015, Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve tė Evropės Juglindore tė Universitetit tė Oksfordit organizoi konferencėn e saj vjetore me temė: “A i ndryshojnė krizat themelet ekonomike nė vendet e Evropės Juglindore?”.

Nė kėtė konferencė ishin tė pranishėm Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, z. Edi Rama, Guvernatori i Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Bedri Hamza, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore, pėrfaqėsues tė institucioneve financiare ndėrkombėtare si Fondi Monetar Ndėrkombėtar e Banka Botėrore, rrethet akademike nė vend, pėrfaqėsues tė sistemit bankar e financiar, pėrfaqėsues tė medias si dhe stafi i Bankės sė Shqipėrisė. Kjo konferencė u organizua nė kuadėr tė marrėveshjes sė bashkėpunimit qė Banka e Shqipėrisė ka nėnshkruar nė vitin 2010 me Universitetin e Oksfordit.

 

Konferenca X Ndėrkombėtare e Bankės sė Shqipėrisė: “Politika monetare nga e shkuara nė tė ardhmen”, Tiranė, 26 tetor 2012.

Nė datėn 26 tetor 2012, Banka e Shqipėrisė organizoi Konferencėn e 10-tė Ndėrkombėtare me temė “Politika monetare nga e shkuara nė tė ardhmen”, e cila kėtė vit pėrkoi me festimin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Fjala e hapjes u mbajt nga Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z.Ardian Fullani, ndėrkohė qė punimet e kėsaj konference u pėrshėndetėn dhe nga Kryeministri i vendit z.Sali Berisha.


Konferenca IX Ndėrkombėtare e Bankės sė Shqipėrisė: “Tė ndėrtojmė tė ardhmen nėpėrmjet kulturės financiare”, Tiranė, 15 shtator 2011.

Nė datė 15 shtator 2011, Banka e Shqipėrisė organizoi Konferencėn e 9-tė ndėrkombėtare me temė “Tė ndėrtojmė tė ardhmen nėpėrmjet kulturės financiare”. Kjo konferencė u zhvillua nė bashkėpunim me Bankėn e Italisė, nė kuadėr tė Projektit tė Binjakėzimit, mes dy bankave qendrore.

Kjo konferencė mori shkas nga  rėndėsia nė rritje e edukimit financiar nė mbarė botėn, sidomos pas zhvillimeve tė fundit ekonomike dhe krizės financiare globale, e cila nxori nė pah domosdoshmėrinė e krijimit tė njė kulture financiare me qėllim uljen e rreziqeve dhe rritjen e mirėqenies sė konsumatorėve, si rrjedhojė e njė vendimmarrje mė tė pėrgjegjshme.

 

Konferenca VIII Ndėrkombėtare e Bankės sė Shqipėrisė: “Politika tė stabilitetit monetar dhe financiar – leksione nga kriza”, Tiranė, 17 shtator 2009.


Nė datėn 17 shtator 2009, Banka e Shqipėrisė organizoi nė Tiranė Konferencėn e 8-tė Ndėrkombėtare me temė “Politika tė stabilitetit monetar dhe financiar – Leksione nga kriza”. Konferenca u zhvillua nė kushtet kur stabiliteti financiar qėndron nė krye tė axhendės sė bankierėve qendrorė pėr tė patur njė sistem bankar e financiar tė shėndoshė nė kohė tė vėshtira, i cili kontribuon fuqishėm nė zhvillimin e qėndrueshėm makroekonomik tė njė vendi.


Konferenca VII, "Strategjitė e politikės monetare pėr ekonimitė e vogla", Tiranė, 6 - 7 dhjetor 2007.

Nė datat 6-7 dhjetor 2007, nė ambientet e Hotel Tirana International, Banka e Shqipėrisė zhvilloi punimet e Konferencės VII Vjetore tė saj me temė "Strategjitė e Politikės Monetare pėr Ekonomitė e Vogla". Konferenca VII ishte konceptuar si njė ndėrthurje e konferencave tradicionale vjetore qė Banka e Shqipėrisė organizon ēdo vit dhe e tryezave tė rrumbullakėta tė organizuara nga ana e saj, gjatė dy viteve tė fundit mbi strategjinė dhe ardhmėrinė e politikės monetare nė Shqipėri.

Konferenca VI, "Tregjet financiare rajonale dhe stabiliteti financiar - njė koncept midis sovranitetit kombėtar dhe globalizimit", Tiranė, 30 - 31 tetor 2006.

Konferenca e VI Ndėrkombėtare u organizua nga Banka e Shqipėrisė nė ambientet e Hotel Sheraton nė Tiranė. Punimet u pėrqendruan nė diskutimet qė lidhen me stabilitetin financiar dhe rolin e bankave tregtare nė arritjen e kėtij stabiliteti. Ajo ofroi mundėsinė e shkėmbimit tė pikėpamjeve ndėrmjet aktorėve tė ndryshėm nė tregun financiar tė rajonit tė Evropės Juglindore dhe mė gjerė si dhe diskutoi disa nga prirjet mė tė reja financiare ne rajon.

 

Konferenca V, "Bankingu qendror nė kohėn e integrimit", Durrės, 24 - 25 mars 2005.

Konferenca e Pestė e Bankės sė Shqipėrisė u zhvillua nė qytetin e Durrėsit nė datat 24 dhe 25 mars 2005. Kėtė radhė synohej qė nė vėmendjen e tė ftuarve tė silleshin ēėshtje interesante qė kanė tė bėjnė me politikėn monetare nė tė ashtėquajturat vende tė Europės Juglindore dhe diēka mė konkretisht nė vendin tonė. Tė ftuar nė konferencė ishin pėrfaqėsues tė sistemit bankar, tė rretheve akademike, tė institucioneve tė ndryshme financiare tė huaj dhe vendas.

Konferenca IV, Sarandė 11 - 12 shtator 2003 "Ekonomia Shqiptare: Ecuria dhe sfidat e politikave ekonomike".

Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės, organizoi nė qytetin e Sarandės konferencėn me temė "Albanian Economy: Performance and Policy Challenges". Fokusi i saj kryesisht u ndal nė zhvillimet e ekonomisė sė tregut nė Shqipėri, nė disa ēėshtje qė kanė tė me sektorin e jashtėm tė vendit si dhe nė disa aspekte tė veēanta tė bankingut qendror tė rajonit. Nė Konferencė ishin tė ftuar, pėrfaqėsues tė sistemit bankar, tė rretheve akademike, tė institucioneve tė ndryshme financiare tė huaj dhe vendas.

Konferenca III, Tiranė 5 - 6 dhjetor 2002 "Banka e Shqipėrisė nė dekadėn e dytė tė tranzicionit".

Pėrvjetori tė dhjetė tė ekzistencės sė saj moderniste Banka e Shqipėrisė i kushtoi konferencėn e tretė tė saj e cila ashtu si dy tė parat u mbajt ne muajin dhjetor nė Pallatin e Kongreseve nė qytetin e Tiranės. Banka e Shqipėrisė e krijuar sipas konceptit modern tė bankės qendrore 10 vjet mė parė, ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė procesin e reformės ekonomike dhe nė tėrėsi nė ekonominė e vendit gjatė dekadės sė parė tė tranzicionit. Ky rol ka ardhur duke u forcuar me forcimin e pavarėsisė ligjore dhe reale tė saj si dhe me shtimin e pėrvojės dhe tė njohurive nė fushėn ekonomike e financiare. Problemet e tranzicionit shqiptar kanė krijuar madje pėrvoja unike njė pjesė e tė cilave janė trajtuar me mjaft kujdes dhe janė kapėrcyer mirė prej Bankės sė Shqipėrisė. Ėshtė e qartė qė rruga pėr nė BE kėrkon kohė. Megjithatė, ėshtė e dobishme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit dhe pėr suksesin e reformės institucionale qė tė gjithė tė punojmė duke e patur tė qartė objektivin tonė afatgjatė. Kjo do tė lehtėsojė konturimin e tė ardhmes dhe, nėse ekziston vullneti i mire, do tė pėrshpejtojė zhvillimin.

Konferenca II, Tiranė 6 - 7 dhjetor 2001 "Shqipėria midis Reformave tė Brendshme dhe Integrimit Europian".

Konferenca "Shqipėria midis Reformave tė Brendshme dhe Integrimit Europian" e organizuar bashkarisht nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipėrisė mori shkas nga 10-vjetori i anėtarėsimit tė Republikės sė Shqipėrisė nė institucionet financiare ndėrkombėtare: Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar.Mė shumė se 10 vjet mė pas nga koha kur Shqipėria pėrmbysi regjimin totalitar dhe u orientua drejt ekonomisė sė tregut e po ecėn me hapa tė shpejtė nė rrugėn e reformave demokratike dhe ekonomike u pa me vend qė ekspertėt dhe vendimėmarrėsit tė mblidheshin pėr tė analizuar arritjet, dėshtimet si dhe sfidat e sė ardhmes..

Konferenca I, Tiranė 2 - 3 nėntor 2000 "Informacioni statistikor nė Shqipėri".

Nė datat 2 - 3 nėntor 2000, Banka e Shqipėrisė dhe Instituti i Statistikave INSTAT, organizuan nė Tiranė konferencėn kombėtare mbi "Informacionin statistikor nė Shqipėri". Me pjesėmarrjen e njė auditori tė gjerė, prodhues dhe pėrdorues tė statistikave, pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore, komunitetit tė biznesit privat, organizatave joqeveritare, institucioneve kėrkimore dhe shkencore tė vendit, por edhe tė tė ftuarve nga institucionet ndėrkombėtare si FMN, Komisioni Europian, Bordi i Guvernatorėve tė Rezervės Federale, Eurostat-it etj., konferenca synoi nė vlerėsimin e gjendjes aktuale tė zhvillimit tė statistikave; nė rolin dhe rėndėsinė qė ka informacioni statistikor nė marrjen e vendimeve pėr politikat ekonomike; nė sensibilizimin e autoriteteve ekzekutive, tė komunitetit tė biznesit privat dhe publikut nė tėrėsi etj..


Konferenca  vjetore  e  forume:

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.