.logoal_copy_1.
   
 

Kuadri operacional i Bankės sė Shqipėrisė

Banka e Shqipėrisė pėr arritjen e objektivit tė saj final pėrcakton kuadrin e instrumenteve monetare me anė tė tė cilave do tė ndėrhyjė nė treg. Grupi i instrumenteve qė janė nė dispozicion pėrfshin: instrumentet me tė cilat realizohen operacionet e tregut tė hapur, lehtėsirat e pėrhershme dhe instrumentet mbėshtetėse.


Politika monetare e Bankės sė Shqipėrisė hyri nė njė fazė tė re interesante, nė fundin e vitit 2000, kur u hoq dorė pėrfundimisht nga pėrdorimi i instrumenteve tė drejtpėrdrejta tė kontrollit monetar. Pėr njė kohė relativisht tė gjatė, prej rreth 8 vitesh, zbatimi i politikės monetare iu besua dy instrumenteve kryesore, tė cilat nė vetvete ishin thjesht dy vendime administrative tė Bankės sė Shqipėrisė. Kėto vendime konsistonin nė rritjen e kufizuar tė tepricės sė kredisė nga ana e bankave tregtare si dhe nė detyrimin qė kishin bankat me kapital shtetėror pėr tė respektuar nivelin minimal tė normės sė interesit pėr depozitat me afat nė lekė, tė shpallur nga ana e Bankės sė Shqipėrisė.

Nė tremujorin e tretė tė vitit 2000, reagimi i bankave nuk po ndiqte mė uljet e vazhdueshme tė pėrqindjes administrative, nga ana e Bankės sė Shqipėrisė. Nė kėto rrethana u mor nė konsideratė, njė rikonceptim i tėrė kuadrit operacional tė deriatėhershėm, dhe u vendos qė politika monetare e Bankės sė Shqipėrisė tė bazohej vetėm nė aplikimin e instrumenteve tė tregut. Mė konkretisht, u vendos qė roli i pėrqindjes bazė nė ekonomi t'i jepej, normės sė pėrqindjeve tė marrėveshjes sė riblerejes (repove), transaksione kėto qė do tė zhvilloheshin nė ankande tė rregullta javore, tė cilat do tė mbaheshin nga ana e Bankės sė Shqipėrisė.

Le tė analizojmė nė mėnyrė mė tė detajuar secilin prej instrumenteve qė pėrdor Banka e Shqipėrisė pėr zbatimin e politikės monetare.

I. OPERACIONET E TREGUT TĖ HAPUR

Operacionet e tregut tė hapur pėrfaqėsojnė blerjen apo shitjen nė treg tė letrave me vlerė nga ana e Bankės sė Shqipėrisė. Ato luajnė rolin kryesor nė transmetimin e politikės monetare nė sistemin bankar. Qėllimi i pėrdorimit tė operacioneve tė tregut tė hapur ėshtė administrimi afatshkurtėr i likuiditetit tė sistemit bankar, me synim stabilizimin e normave tė interesit tė tregut.

Operacionet e tregut tė hapur janė ekskluzivitet i Bankės sė Shqipėrisė, e cila vendos llojin e instrumentit qė do tė pėrdorė si dhe kushtet pėrkatėse lidhur me ekzekutimin e tyre. Sipas qėllimit tė pėrdorimit tė tyre, operacionet e tregut tė hapur ndahen nė: operacioni kryesor i tregut, operacione rregulluese dhe operacione strukturore. Marrėveshjet e riblerjes dhe tė anasjellta tė riblerjes pėrdoren si operacioni kryesor i tregut dhe si operacione rregulluese, ndarje e cila ka pėr bazė kohėzgjatjen e instrumentit. Ndėrsa shitblerjet me tė drejta tė plota pėrdoren vetėm nė operacionet strukturore.

MARRĖVESHJET E RIBLERJES (REPO)

Marrėveshjet e riblerjes janė operacione tė tregut tė hapur me anė tė sė cilave Banka e Shqipėrisė shet letra me vlerė, duke marrė pėrsipėr t’i blejė ato sipas kushteve tė rėna dakord paraprakisht me njė bankė tė nivelit tė dytė, me qėllim zvogėlimin e pėrkohshėm tė likuiditetit nė sistemin bankar. Ndėrsa marrėveshjet e anasjellta tė riblerjes janė operacione tė tregut tė hapur me anėn e sė cilave, Banka e Shqipėrisė blen letra me vlerė duke marrė pėrsipėr t’i shesė ato sipas kushteve tė rėna dakord paraprakisht me njė bankė tė nivelit tė dytė, me qėllim rritjen e pėrkohshme tė likuiditetit nė sistemin bankar.

Letrat me vlerė qė tregtohen nėpėrmjet lidhjes sė marrėveshjeve tė riblerjes dhe atyre tė anasjellta, janė tė blera paraprakisht nga Banka e Shqipėrisė ose nga bankat e nivelit tė dytė nė tregun primar apo nė tregun sekondar dhe janė tė llojit bono thesari dhe obligacione tė Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė me maturim tė mbetur jo mė shumė se 365 ditė. Nė marrėveshjet e riblerjes dhe tė anasjellta tė riblerjes, e drejta e pronėsisė sė letrės me vlerė i transferohet kreditorit (blerėsit) pas rėnies dakord pėr kryerjen e veprimit tė kundėrt nėpėrmjet ri-transferimit tė letrės me vlerė debitorit(shitėsit) nė njė datė tė caktuar nė tė ardhmen.

Shuma e kėrkesės pėr pjesėmarrje nė ankand ėshtė jo mė e vogėl se 10 (dhjetė) milionė lekė dhe mund tė shtohet me shumėfisha prej 10 (dhjetė) milionė lekėsh.

Diferenca midis ēmimit tė blerjes dhe tė riblerjes tė njė letre me vlerė nė njė marrėveshje riblerjeje korrespondon me interesin pėr t’u paguar pėr likuiditetin e marrė hua (ose pėr t’u pėrfituar pėr likuiditetin e dhėnė hua) pėr tė gjithė kohėzgjatjen e marrėveshjes. Me fjalė tė tjera, ēmimi i riblerjes tė letrės me vlerė pėrfshin edhe interesin e detyruar..

OPERACIONI KRYESOR I TREGUT

Operacioni kryesor i tregut realizohet nėpėrmjet marrėveshjes (tė anasjelltė) tė riblerjes me maturim shtatė ditė qė ėshtė instrumenti kryesor i Bankės sė Shqipėrisė pėr zbatimin e politikės monetare. Qėllimi i pėrdorimit tė saj ėshtė administrimin afatshkurtėr tė likuiditetit tė sistemit bankar, me synim stabilizimin e normave tė interesit tė tregut. Pėrcaktimi i normės sė interesit tė marrėveshjeve tė riblerjes dhe tė anasjellta tė riblerjes me maturim njėjavor pėrcakton qėndrimin e politikės monetare.

Karakteristikat themelore tė marrėveshjes (tė anasjelltė) sė riblerjes mund tė pėrmblidhen si mė poshtė:

  • Realizohet nėpėrmjet ankandit me shumė tė pėrcaktuar dhe me shumė ēmime ose ankand me ēmim fiks dhe me shumė tė papėrcaktuar.
  • Ankandi pėr kėto lloj marrėveshjesh organizohet ēdo javė dhe ėshtė i tipit standard.
  • Norma fikse e interesit tė marrėveshjes (tė anasjelltė) sė riblerjes miratohet nga Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė. Kjo normė shėrben si nivel maksimal pėr marrėveshjet e riblerjes ose minimal pėr marrėveshjet e anasjellta tė riblerjes pėr ankandet me shumė ēmime.
  • Maturimi i kėtij instrumenti ėshtė shtatė ditė.
OPERACIONET RREGULLUESE

Pėr ekzekutimin e operacioneve rregulluese tė tregut tė hapur pėrdoren marrėveshjet (e anasjellta) e riblerjes me maturim njė ditė, njė muaj dhe tre muaj. Qėllimi i pėrdorimit tė tyre ėshtė rregullimi i luhatjeve tė papritura nė treg. Tiparet operacionale tė marrėveshjeve (tė anasjellta) tė riblerjes me maturim njėditor, njė muaji dhe tre muaj janė:

  • Realizohen nėpėrmjet ankandit tė shpejtė dhe/ose procedurave dypalėshe me frekuencė tė papėrcaktuar.
  • Ankandet janė tė llojit me shumė tė pėrcaktuar, ndėrkohė qė interesi pėrcaktohet nga pjesėmarrėsit.
  • Banka e Shqipėrisė ka tė drejtė tė refuzojė kėrkesat, interesi i tė cilave ėshtė i devijuar nga interesi i tregut nė ditėn qė kryhet ankand.
  • Maturimi i marrėveshjes (tė anasjelltė) tė riblerjes njėditore ėshtė njė ditė; i marrėveshjes (tė anasjelltė) tė riblerjes njėmujore ėshtė 28 (njėzet e tetė) ditė dhe i marrėveshjes (tė anasjelltė) tė riblerjes tremujore ėshtė 91 (nėntė dhjetė e njė) ditė.

 

OPERACIONET STRUKTURORE

Instrumenti qė pėrdoret pėr kryerjen e operacioneve strukturore tė tregut tė hapur janė shitblerjet me tė drejta tė plota. Qėllimi i pėrdorimit tė kėtyre operacioneve ėshtė rregullimi i strukturės sė likuiditetit tė sistemit bankar.

TRANSAKSIONET E SHITBLERJEVE ME TĖ DREJTA TĖ PLOTA

Transaksionet e shitblerjeve me tė drejta tė plota janė shitjet ose blerjet me tė drejta tė plota tė letrave me vlerė. Kėto operacione kanė efekt tė pėrhershėm nė tregun e parasė dhe nuk janė transaksione tė kthyeshme. Pėrdoren vetėm si operacione me qėllim rregullimin e strukturės sė tregut.

Transaksionet e shitblerjeve me tė drejta tė plota pėrfaqėsojnė transferimin e plotė tė tė drejtės sė pronėsisė nga shitėsi tek blerėsi, duke mos pėrfshirė transaksionin e anasjelltė. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur tiparet operacionale tė transaksioneve me tė drejta tė plota janė:

  • Marrin formėn e shtimit tė likuiditetit nė rastin e blerjeve me tė drejta tė plota ose tė pakėsimit tė likuiditetit nė rastin e shitjeve me tė drejta tė plota.
  • Zhvillohen me frekuencė tė papėrcaktuar.
  • Ekzekutimi i tyre, nėpėrmjet ankandeve tė shpejta dhe procedurave dypalėshe, miratohet paraprakisht nga Komiteti i Zbatimit tė Politikės Monetare tė Bankės sė Shqipėrisė.
  • Objekt i transaksioneve tė shitblerjeve me tė drejta tė plota janė bonot e thesarit me maturim bonove tė thesarit me afat maturimi deri njė vit dhe me periudhė tė mbetur nė maturim jo mė pak se shtatė ditė. Gjithashtu dhe objekt i transaksioneve mund tė jenė edhe letra tė tjera me vlerė, tė cilat duhet tė jenė instrumente borxhi, tė kenė kredibilitet tė lartė, tė jenė tė formės book-entry, e qė bėhen objekt i kėtyre transaksioneve me vendim tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Gjithsesi aktualisht asnjė letėr tjetėr me vlerė nuk ėshtė miratuar si objekt i kėtyre transaksioneve pėrveē bonove tė thesarit tė Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė.

 

II. LEHTĖSIRAT E PĖRHERSHME

Lehtėsirat e pėrhershme janė instrumente qė janė normalisht pa kufizime nė dispozicion tė bankave tė nivelit tė dytė pėr investimin e likuiditetit tė tepėrt ose huamarrjen e likuiditetit me afat kohor njėditor. Normat e interesit tė kėtyre instrumenteve pėrcaktojnė korridorin ku mund tė luhaten interesat e tregut ndėrbankar. Karakteristikė ėshtė se pėrdorimi i tyre realizohet gjithmonė dhe ekskluzivisht me nismėn e bankave tė nivelit tė dytė.

 

DEPOZITA NJĖDITORE

 

a. Lloji i instrumentit

Depozita njėditore ėshtė njė instrument afatshkurtėr investimi nė dispozicion tė bankave tė nivelit tė dytė, nėpėrmjet tė cilit bankat mund tė investojnė likuiditetin e tyre tė lirė nė afatin kohor njėditor dhe me interes tė parapėrcaktuar. Nė kushte normale norma e interesit tė depozitės njėditore shėrben si dysheme pėr nivelin e interesit nė tregun ndėrbankar.

 

b. Natyra ligjore e instrumentit

Bankat e nivelit tė dytė kanė tė drejtė tė vendosin depozitė njėditore pranė Bankės sė Shqipėrisė nė shumė tė pakufizuar. Nga ana tjetėr, Banka e Shqipėrisė ka tė drejtė tė refuzojė kėrkesėn e ēdo banke pėr vendosje depozite, nė pėrputhje me synimet e saj, pa mbartur detyrimin e dhėnies sė shpjegimeve. Gjithashtu, Banka e Shqipėrisė nuk vendos kolateral pėr depozitat e pranuara.

 

c. Kushtet e pėrdorimit tė instrumentit

Depozitė njėditore nė Bankėn e Shqipėrisė mund tė vendosin tė gjitha bankat dhe degėt e bankave, qė ushtrojnė aktivitet nė Shqipėri dhe qė mbajnė llogari pranė Bankės sė Shqipėrisė. Pėr pranimin e depozitės, banka duhet tė paraqesė kėrkesėn e saj me shumėn pėrkatėse deri nė orėn e paracaktuar nga Banka e Shqipėrisė, dhe tė bjerė dakord me interesin dhe me maturimin e depozitės sė vendosur.

 

d. Maturimi dhe interesi i instrumentit

Maturimi i kėtij instrumenti ėshtė njėditor. Interesi bashkė me shumėn i ripaguhen bankės ditėn vijuese tė punės. Dita e maturimit mund tė shtyhet vetėm nė rastin kur dita vijuese ėshtė ditė pushimi. Interesi i depozitės njėditore ėshtė i paralajmėruar dhe llogaritet me bazė 365 ditė. Norma e interesit qė u paguhet bankave tė nivelit tė dytė pėr depozitėn njėditore aktualisht ėshtė 1.75 pėrqind, me bazė vjetore, mė e ulėt se interesi i marrėveshjeve tė riblerjeve me maturim shtatė ditė, i pėrcaktuar nga Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė.

 

KREDIA NJĖDITORE

 

a. Lloji i instrumentit

Kredia njėditore ėshtė njė instrument afatshkurtėr borxhi qė u vihet nė dispozicion bankave tė nivelit tė dytė. Ajo ėshtė kredi plotėsisht e garantuar, qė akordohet pėr tė asistuar bankat me nevoja ditore likuiditeti. Nė kushte normale norma e interesit tė kredisė njėditore shėrben si tavan pėr nivelin e interesit nė tregun ndėrbankar.

 

b. Natyra ligjore e instrumentit

Banka e Shqipėrisė akordon kredi njėditore vetėm nė formėn e kredisė sė kolateralizuar qė do tė thotė banka qė kėrkon kredi njė ditore duhet tė vendosė si kolateral njė(disa) letėr(a) me vlerė, e cila(tė cilat) vlerėsohet(en) sipas kushteve tė bėra tė njohura paraprakisht.. Duke marrė nė konsideratė plotėsimin e detyrimit pėr kthimin e borxhit, e drejta e pronėsisė sė letrės me vlerė i mbetet debitorit (bankės qė kėrkon likuiditet) gjatė kohėzgjatjes sė kredisė, por nė rast tė mosshlyerjes sė detyrimit kolaterali kalon nė pronėsi tė Bankės sė Shqipėrisė. Banka e Shqipėrisė mund tė refuzojė kėrkesėn e ēdo banke pėr kredi njėditore, nė pėrputhje me synimet e saj pa dhėnė shpjegime.

 

c. Kushtet e pėrdorimit tė instrumentit

Instrumenti i kredisė njėditore mund tė pėrdoret tė gjitha bankat dhe degėt e bankave, qė ushtrojnė aktivitet nė Shqipėri dhe qė mbajnė llogari pranė Bankės sė Shqipėrisė. Bankat, qė nė pėrfundim tė veprimeve rezultojnė me mungesė likuiditeti, bėjnė kėrkesė pėr kredi njėditore. Nga ana tjetėr, nė mbyllje tė ditės sė punės, nė rast se konstatohet qė banka e nivelit tė dytė nuk ka kthyer kredinė brenda ditės tė marrė nga Banka e Shqipėrisė, atėherė kredia brenda ditės konvertohet nė kredi njėditore me tė njėjtin kolateral. Banka e Shqipėrisė njofton bankėn pėrkatėse pėr kredinė automatike tė akorduar si dhe pėr bllokimin e kolateralit. Pėrtej nevojės pėr tė pasur kolatateral tė mjaftueshėm pėr garantimin e kredisė njėditore, nuk ka kufizim mbi shumėn qė njė bankė mund tė marrė kredi njėditore.

 

d. Maturimi dhe interesi i instrumentit

Maturimi i instrumentit tė kredisė ėshtė njėditor. Interesi bashkė me shumėn i paguhen Bankės sė Shqipėrisė ditėn vijuese tė punės dhe shtyhet pėr ditėn e parė tė punės nė rast se dita vijuese ėshtė pushim.Interesi i kredisė njėditore ėshtė i paralajmėruar dhe llogaritet me bazė 365 ditė. Kjo normė ėshtė 75 pėrqind mė e lartė se norma e marrėveshjeve tė riblerjes dhe tė anasjellta tė riblerjes me maturim shtatė ditė tė miratuar nga Kėshilli Mbikqyrės.

 

III. MINIMUMI I REZERVĖS

TĖ PĖRGJITHSHME

Rezerva e detyruar ėshtė instrument i politikės monetare tė Bankės sė Shqipėrisė, e cila synon rregullimin e likuiditetit tė sistemin bankar dhe stabilizimin e normave tė interesit nė tregun e parasė.

Shuma e rezervės minimale mbajtur nga ēdo bankė pėrcaktohet nė varėsi tė bazės sė rezervės duke aplikuar normėn e rezervės sė detyruar. Kjo normė ėshtė e njėjtė si pėr detyrimet nė lekė edhe pėr detyrimet nė valutė. Aktualisht norma e rezervės sė detyruar ėshtė 10 pėr qind.

Sistemi i rezervės sė detyruar nė lekė i aplikuar nga Banka e Shqipėrisė i lejon bankat tė pėrdorin njė nivel tė caktuar tė rezervės nė bazė ditore, aktualisht 40 pėr qind, duke vendosur detyrimin e mbajtjes sė nivelit mesatar mujor tė rezervės minimale tė detyruar jo mė tė vogėl se niveli i rezervės sė detyruar, e matur kjo nė ditėn e fundit tė periudhės sė mbajtjes. Rezervat e detyruara nė lekė tė bankave remunerohen me njė normė qė pėrcaktohet me bazė normėn e marrėveshjeve tė riblerjeve me maturim njėjavor, ndėrsa rezervat e detyruara nė valutė remunerohen me njė normė qė lidhet me normėn bazė tė Bankės Qendrore Evropiane dhe Bankėn Federale nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

INSTITUCIONET SUBJEKTE TĖ REZERVĖS SĖ DETYRUAR

Subjekt i rezervės sė detyruar janė tė gjitha bankat dhe degėt e bankave tė huaja qė janė tė licensuar nga Banka e Shqipėrisė dhe ushtrojnė aktivitetin e tyre nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė si dhe kanė llogari nė sistemin e pagesave tė Bankės sė Shqipėrisė.

Bankat qė plotėsojnė kriteret bazė (tė jenė tė licencuara nga Banka e Shqipėrisė dhe tė kenė llogari nė sistemin e pagesave tė saj), por qė janė vendosura nė likuidim, pėrjashtohen nga detyrimi pėr mbajtjen e rezervės sė detyruar. Nga detyrimi i mbajtjes sė rezervės sė detyruar pėrjashtohen edhe bankat, tė cilave iu revokohet licenca.

PĖRCAKTIMI I MINIMUMIT TĖ REZERVĖS SĖ DETYRUAR

a. Baza e rezervės.

Baza e rezervės pėrfshin detyrimet qė rezultojnė nga pranimi i fondeve nga bankat, tė pasqyruara nė bilancin kontabėl tė tyre, nė lekė dhe nė valutė. Baza e rezervės nė valutė pėrbėhet nga detyrimet nė dollarė dhe detyrimet nė euro, ku detyrimet nė euro krahas detyrimeve nė monedhėn e pėrbashkėt pėrshijnė tė gjitha detyrimet nė monedha tė tjera pėrveē dollarit tė konvertuara me kursin fiks tė Bankės sė Shqipėrisė nė ditėn e fundit tė periudhės bazė.

Pėr bankat subjekt i rezervės sė detyruar, tė dhėnat e bilancit referuar fundit tė njė muaji kalendarik (periudhės bazė) pėrdoren pėr tė pėrcaktuar bazėn e rezervės pėr periudhėn e mbajtjes, qė fillon gjatė muajit pasues kalendarik.

Tė dhėnat e bilancit kontabėl raportohen nė Bankėn e Shqipėrisė sipas frekuencės, sipas formatit dhe sipas afateve tė pėrcaktuara brenda kuadrit tė raportimit statistikor.

b. Norma e rezervės.

Norma e rezervės sė detyruar ėshtė pėrqindja e bazės sė rezervės sė detyruar e cila mbahet nė Bankėn e Shqipėrisė. Aktualisht kjo normė ėshtė 10 pėr qind. Banka e Shqipėrisė mund tė ndryshojė nė ēdo kohė normėn e rezervės sė detyruar me vendim tė Kėshillit Mbikėqyrės tė saj. Ndryshimet nė normėn e rezervės njoftohen nga Banka e Shqipėrisė 30 ditė pėrpara fillimit tė periudhės sė mbajtjes tė rezervės sė detyruar.

c. Llogaritja e rezervės sė detyruar.

Niveli i rezervės sė detyruar qė secila nga bankat mban gjatė periudhės sė mbajtjes, llogaritet duke aplikuar normėn e rezervės sė detyruar pėr ēdo kategori tė detyrimeve tė pėrfshira nė bazėn e rezervės.

MBAJTJA E REZERVĖS SĖ DETYRUAR

Bankat mbajnė rezervėn e detyruar nė llogaritė e tyre rezervė nė lekė dhe nė valutė (nė euro dhe nė dollarė amerikan) nė Bankėn e Shqipėrisė. Periudha e mbajtjes sė rezervės sė detyruar ėshtė 1 (njė) muaj. Ajo fillon nga dita e 24-t e muajit qė pason periudhėn bazė dhe pėrfundon nė ditėn e 23-tė tė muajit pasues.

PĖRDORIMI I REZERVĖS SĖ DETYRUAR

Gjatė periudhės sė mbajtjes, bankat kanė tė drejtė tė pėrdorin vetėm rezervėn e detyruar nė lekė, me kusht qė mesatarja e gjendjes sė llogarisė rezervė ditėn e fundit tė periudhės sė mbajtjes tė mos jetė nėn nivelin e rezervės sė detyruar.

Masa e rezervės sė detyruar, e cila mund tė pėrdoret nė njė ditė nga bankat shprehet nė pėrqindje tė rezervės sė detyruar dhe pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė si dhe njoftohet tė paktėn 30 (tridhjetė) ditė pune pėrpara fillimit tė periudhės sė mbajtjes. Aktualisht masa e pėrdorimit ėshtė 40 pėr qind e rezervės sė detyruar.

REMUNERIMI I REZERVĖS SĖ DETYRUAR

Banka e Shqipėrisė, pėr periudhėn e mbajtjes sė minimumit tė rezervės sė detyruar tė bankave, nė lekė dhe nė valutė, u paguan bankave tė nivelit tė dytė interesa nė llogaritė pėrkatėse nė Bankėn e Shqipėrisė. Interesi pėr remunerimin e rezervės sė detyruar kalohet nė llogaritė rezervė tė bankave nė ditėn pasardhėse tė ditės sė fundit tė periudhės sė mbajtjes tė rezervės sė detyruar.

Normat e remunerimit tė rezervės sė detyruar nė lekė dhe nė valutė pėrkatėsisht, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė dhe njoftohen tė paktėn 30 (tridhjetė) ditė pune pėrpara fillimit tė periudhės sė mbajtjes.

Aktualisht, norma e interesit pėr rezervėn e detyruar nė lekė ėshtė 70 pėr qind e normės sė interesit tė marrėveshjeve tė riblerjes dhe tė anasjellta tė riblerjes, miratuar nga Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė nė ditėn e fundit tė periudhės bazė. Norma e remunerimit pėr rezervėn e detyruar nė USD ėshtė 0 pėr qind, ndėrsa rezerva e detyruar nė EUR remunerohet nė nivel te njėjtė me depozitėn e Bankės Qendrore Evropiane. RAPORTIMI I BAZĖS SĖ REZERVĖS SĖ DETYRUAR

Raportimi i tė dhėnave bėhet sipas formatit, sipas frekuencės dhe sipas afateve tė pėrcaktuara. Data e fundit e raportimit tė rezervės sė detyruar ėshtė data 15 e ēdo muaji. Raportimi i bankės sė nivelit tė dytė kontrollohet nga Banka e Shqipėrisė pėr saktėsinė e tij.

SANKSIONET PĖR MOSPLOTĖSIMIN E REZERVĖS SĖ DETYRUAR

Detyrimet nga mosplotėsimi i minimumit tė rezervės sė detyruar vijnė nėse:

  • gjendja mesatare e llogarisė rezervė nė lekė tė bankės, gjatė periudhės sė mbajtjes, ėshtė mė e vogėl se rezerva e detyruar pėr periudhėn korresponduese.
  • nė ditėn e parė tė periudhės sė mbajtjes sė rezervės sė detyruar nė euro dhe/ose nė dollarė amerikanė, gjendja e llogarisė rezervė tė bankės sipas monedhave pėrkatėse ėshtė mė e vogėl se niveli i rezervės sė detyruar.
  • nė rast se, pas periudhės sė mbajtjes sė rezervės, verifikohet mospėrputhja nė vlerė monetare mė shumė se 1,000 (njė mijė) lekė (ose ekuivalenca e shumės nė euro dhe nė dollarė) e tė dhėnave tė raportuara pėr rezervėn e detyruar me tė dhėnat e bilancit kontabėl tė raportuar dhe/ose me tė dhėnat e marra nga inspektimet nė vend tė bankės.
  • nė rast se banka e nivelit tė dytė nuk raporton brenda afatit tė pėrcaktuar, atėherė niveli i rezervės sė detyruar pėrcaktohet nė masėn 10 (dhjetė) pėr qind mė i lartė se niveli i rezervės sė detyruar tė bankės nė raportimin e fundit tė saj, por jo mė i lartė se 700 milionė lekė (ose ekuivalenca e kėsaj shume nė euro dhe nė dollarė). Nė rast se niveli faktik por i paraportuar i rezervės sė detyruar, i verifikuar nga Banka e Shqipėrisė pas fillimit tė periudhės sė mbajtjes, rezulton mė i lartė se niveli i pėrcaktuar mė lart, atėherė bankės i vendoset detyrimi pėr raportim tė gabuar.

 

Sanksionet e aplikuar aktualisht pėr mosplotėsimin e rezervės sė detyruar janė:

Pėr mosplotėsim tė rezervės sė detyruar nė lekė:

600 (gjashtėqind) pikė bazė mė i lartė se norma bazė e interesit tė Bankės sė Shqipėrisė nė ditėn e fundit tė periudhės bazė, por jo mė i lartė se dyfishi i normės bazė tė Bankės sė Shqipėrisė.

Pėr mosplotėsim tė rezervės sė detyruar nė dollarė:

200 (dyqind) pikė mė i lartė se norma bazė e interesit tė Bankės Federale tė SHBA nė ditėn e fundit tė periudhės bazė por jo mė i lartė se dyfishi i normės bazė tė interesit tė Bankės sė Shqipėrisė.

Pėr mosplotėsim tė rezervės sė detyruar nė euro:

200 (dyqind) pikė mė i lartė se norma bazė e interesit tė Bankės Qendrore Evropiane, nė ditėn e fundit tė periudhės bazė por jo mė i lartė se dyfishi i normės bazė tė interesit tė Bankės sė Shqipėrisė.

Krahas vendosjes sė gjobave me karakter financiar, ēdo veprim i bankave nė kundėrvajtje me rregulloren e rezervės sė detyruar, pėrbėn shkelje tė dispozitave tė ligjit pėr bankat e nivelit tė dytė dhe ėshtė subjekt i sanksioneve tė tjera tė parashikuara nė kėtė ligj.

 

Mė shumė rreth kuadrit operacional:

Tė tjera:

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.